Pasta me brokoli
Përbërësit që iu nevojiten për përgatitjen e kësaj recete janë:
Pasta
1 tufë brokoli
Ajkë
Qumësht
Parmesan
Erëza
Mënyra e përgatitjes:
Së pari në një tenxhere me ujë dhe kripë ziejmë makaronat. 5 minutat e fundit para se ti kullojmë, në të njejtën tenxhere shtojmë brokolin e pastruar më parë dhe ndarë në copa të vogla. Brokolit i duhen vetëm 5 minuta që të zihet mjaftueshëm. Pastaj kullojmë bashkë dhe i hedhim në tavën e lyer me gjalpë. Në një enë tjetër, hedhim ajkën, shtojmë piper të zi dhe erëza sipas dëshirës dhe pak qumësht. Këtë masë e shtojmë sipër makaronave dhe brokolit. Përziejmë mirë dhe para se ti fusim në furrë mbulojmë sipër me parmesan.
I fusim në furrë të ngrohur paraprakisht në 180 gradë për 15 minuta.