Pasardhësi Kastriotëve, me shumë dashuri viziton trojet stërgjyshore  

 

 Pasardhësi i heroit tonë kombëtar, Loris Castriota Skanderbegh, një intelektual i shquar me profesion gazetar, që jeton në rrethin e Foxhës , në Jug të Italisë, prej vitesh viziton tokat arbërore, qoftë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni apo Mal të Zi, ndërkaq sot një vit me te ishim edhe në qytetin e Tuzit ku Shoqata “Foleja Kombëtare Shqiptare”, shpalosi një flamur gjigant.

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Ndonëse rrënjët e prejardhjes: intelektualin, gazetarin dhe atdhetarin, Loris Castriota Skanderbegh e ndajnë mbi 14 breza, atje nga edhe e ka origjinën, Dera e famshme e Kastriotëve, ai përherë e ndien në zemër e në shpirt ngrohtësinë e përkatësisë, atë të pasardhësit të drejtpërdrejtë të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Ndaj edhe për te nuk është pengesë Adriatiku, që të jetë  sa në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni apo Mal të Zi, apo në mesin e arbëreshëve, për të kremtuar data me rëndësi për kombin e mëmëdheun e të parëve.

Sidomos është thuaja se përherë pjesë e Shoqatës “Foleja Kombëtare Shqiptare”, që udhëhiqet nga atdhetarja e mirënjohur Elida Jorgani. Kështu është edhe mbarëm një vit në Pejë edhe sit një vit në Tuz ku kjo shoqatë, duke e pas në ballë Lorisin me një flamur gjigant në krye të kolonës, marshuan rrugëve të këtyre qyteteve shqiptare, si edhe më parë në trojet tjera etnike.

Pasardhësi i heroit tonë kombëtar, Loris Castriota Skanderbegh, me profesion është gazetar, ndërsa që kudo që shkon gëzon një respekt e reputacion, jo vetëm pse është pasardhës i drejtpërdrejtë i derës së Kastriotëve, por edhe pse edhe vet është një intelektual i kompletuar e që posedon një kulturë të gjerë. Ai për mua veçmas ka rëndësi edhe nga fakti se vijmë nga i njëjti profesion!

Doemos, do theksuar se çdo takim me te sjell shumë, kërshëri, dashuri e nostalgji. Së fundi e takova edhe në manifestimin “Vëllazëria” në Casalvecchio di Puglia, ku edhe pata kënaqësinë të ia dhuroi librin tim “Shtegtimet e një gazetari”, ku ndër të tjera janë edhe shtatoret e heroit tonë kombëtar në Trojet shqiptare, Kalabri dhe shtetet Perëndimore, por edhe një shkrim për personalitetin e tij si pasardhës i drejtpërdrejtë i kryetrimit tonë.

Ja çka deklaron ai në një intervistë, për prejardhjen e tij: “Familja ime ka jetuar në Puglia që nga djali i tij u zhvendos atje pasi vdiq heroi. Castriotas së pari mbajti fiefat e Monte Sant’Angelo dhe San Giovanni Rotondo më pas, disa vjet më vonë, ata i shkëmbyen me fitet e Galatina dhe Soleto, në Salento. Që atëherë, familja ime jeton në Leçe. Unë jam këtu sepse babai im, Giorgio, zgjodhi të martohej me një grua Foggia, nënën time Adele Berardi”.

Ja edhe deklarata se cila është marrëdhënia midis heroit shqiptar dhe Puglias?

Marrëdhënia historike e Skënderbeut me Puglia është e rëndësishme, edhe nëse njihet vetëm nga historianët, nga shqiptarët ose nga banorët e komuniteteve arbëreshë, “kolonitë” historike italo-shqiptare që u vendosën në Italinë qendrore dhe jugore në shekujt e kaluar dhe ku ruhen kujtesa historike, traditat dhe zakonet e tokës së origjinës”.

Lidhur me komunitetit shqiptar në Puglia, Lorisi thotë:

Ekzistojnë tre lloje arbëreshe , ato të themeluara ose të ripopulluara nga bashkësia historike italo-shqiptare , të cilat mbijetojnë në Puglia: San Marzano di San Giuseppe (TA), Casalvecchio di Puglia (FG) dhe Chieuti (FG). Pak më shumë se 12 mijë banorë në të gjithë, dhe madje jo të gjithë flasin gjuhën që është dhënë për pesë shekuj në ato zona. Sot kemi një problem serioz të ruajtjes së gjuhës, traditave dhe identiteteve kulturore: një trashëgimi historike dhe folklorike që rrezikon të zhduket, e mbingarkuar nga standardizimi i njohurive të globalizuara dhe zhdukja graduale e zakoneve arbëreshe për t’u martuar ekskluzivisht mes tyre dhe shpërndarjen e zakoneve dhe të folurit në jetën e përditshme.”:

Një pyetje se a ka ndonjë lidhje që bashkon Puglian me Shqipërinë?

“Ekziston një lidhje e thellë që nuk lidhet vetëm me “gjerësitë” në të cilat ndodhen të dy territoret: ne jemi popuj mesdhetarë dhe ndajmë zakone dhe mënyra për të qenë, por edhe peizazhe. Nëse shtojmë, atëherë, që pas gjithë Pugliesi të ditëve të sotme janë pasardhësit e fiseve ilire , të cilët emigruar në Jug – dhe, veçanërisht, në Puglia – duke filluar që nga mijëvjeçari i parë para Krishtit: Dauni (në provincën aktuale të Foggia) , Peuceti (Puglia e tanishme qendrore) dhe Messapi (në Salento). Të gjithë së bashku, ata u referuan si Iapigi dhe Apulianët u detyroheshin atyre një pjesë të rëndësishme të kulturës së tyre stërgjyshore.

Kjo lidhje u mor nga migrimet e shekullit XV dhe u mbajt gjallë nga komunitetet arbëreshe, por u “ringjall” me ardhjen e migrantëve të rinj shqiptarë të viteve nëntëdhjetë dhe sot ka fituar energji të re falë intensifikimit të marrëdhënieve institucionale midis Puglia dhe Shqipërisë dhe për faktin se porti dhe aeroporti i Barit janë pikat e mbërritjes dhe nisjes midis dy territoreve. Në thelb, një lidhje që nuk është tretur kurrë dhe që do të vazhdojë të forcohet në të ardhmen.”.- konstaton, Loris Castriota Skanderbegh.

(Fotot kam shkrep në Tiranë, Pejë, Tuzë dhe Kazallveqi Casalvecchio di Puglia, FG)