Pas shumë vitesh lëngate, Dr. Arjan Mullahi e kthen të shëruar pacienten

Pas njëzetë vjet lëngate, duke iu nënshtruar herë një operacioni e herë një tjetri, madje duke pësuar thyerje pas thyerjeje sa mbetet e paralizuar, zonja Resmie Senka nga Kuçova e Shqipërisë, provon edhe shpresën e fundit për t’u ngritur përsëri në këmbë.

Nga Faruk TASHOLLI

Merr vesh se në Gjermani, në qytezën Linich, është një mjek shqiptar që bën implatantin e eshtrave. Gjen lidhjet dhe vë kontakt me dr. Arjan Mullahin. Pas gjithë procedurave paraprake, në gushtin e vitit të kaluar, ajo i nënshtrohet operacionit të implatimit  të eshtrave të kofshëve, që mjeku shqiptar tash e sa kohë e bën me implatimin e eshtrave të të vdekurve tek të gjallët. Pas formësimit të këtyre eshtrave në kofshën e pacientes, domosdo që duhej vënë proteza metalike, që kofsha të lidhej me kockën e këmbës dhe pacientja të merrte veten dhe të ecte normalisht. Ky operacion u krye këto ditë dhe ajo udhëtoi drejt Shqipërisë duke shkelur me këmbët e veta nën mbështetjen e patericave. Por pas rikuperimit të plagës, Resmie Senka do të mund të ecën normalisht, pa u mbajtur me ndonjë mjet ndihmës. Ditën kur ajo do e lëshonte spitalin, e vizituam, ku nën përkujdesjen e dr. Arjan Mullahit, ajo dhe me dy shoqëruesit e saj, me djalin dhe vajzën, ndiheshin të lumtur. Por edhe mjeku manifestonte gëzim për kalimin e suksesshem të këtyre dy operacioneve të rënda dhe të komplikura në kockat e pacientes për ta kthyer sërish gjendjen e saj në lëvizje normale.

Jam e kënaqur dhe krenare që një shqiptar mori përsipër operacionin tim

Vite të tëra Zonja Resmie Senka lëngoi nga një sëmundje e rëndë e eshtrave. Asaj  iu shkatërruan eshtrat e kofshëve dhe mbeti e paralizuar. Tri operacione i kreva në Shqipëri, por kot,  tregon ajo. Herë duke operuar njërën këmbë, e herë tjetrën, për të ecur së paku me pateriaca në të cilat e mbaja gjithë peshën e trupit. Por ai shiu i dhjetorit  të vitit 2017 kur e përmbyti Shqipërinë, mbeti i paharruar edhe për mua,. Shkava te shkallët e shtëpisë,  shkava dhe rashë. Që nga dhjetori vajtëm takuam një mjek turk në Tiranë. Ai turku na mori përsipër por ishte me kocke sintetike. Me kalimin e kohës, kocka sintetike do bëhej si kocka që më parë e vura në Tiranë. Pastaj u lidh çuni im me një mjek në Ohër, ku ai mjeku nuk na dha shpresa. As edhe ai mjeku  austriak nuk na mori përsipër. Pastaj djali, në kafene e sipër,  mori vesh për sukseset e dr. Arjanit . Por para se të vinim,  doktorin na sqaroi mirë e bukur përparësitë dhe pasojat e mundshme . Unë e dija se si ishte sëmundja ime. Nuk kisha rrugë tjetër. Thashë nga dy rrugë të bëj një. O poshtë o lart. Ngela e paralizuar. Më dy gusht (2018) ishim këtu në spitalin Shën Josef në Linich. E hoqi dr. Mullahi kockën e dëmtuar tërësisht. Bëri kockë tjetër. Nga gushti deri tash, isha mirë, ani që kisha dhembje, sidomos te shtylla kurrizore. Mora edhe karrocën nga Gjermania dhe fillova edhe të ecë me të. Si dukej, nga kocka shtriheshin edhe muskujt. Kishte tetë vjet që nuk lëvizja. Bota ime ishte brenda përbrenda shtëpisë. Unë isha mirë pas operacionit të implatimit. Ashti i kofshëve në kyçe ishte i formësuar. Bëra grafinë në Tiranë, u lidhëm me dr. Mullahin dhe caktuam datën e operacionit. Erdha këtu në fillim të prillit dhe u operova. Tash ndihem mirë dhe u bëj thirrje gjithë njerëzve që heqin sikletin tim, mos të rrinë, të lidhen me doktorin dhe të revitalizohen. Unë jam shumë e kënaqur me të dhe ndihem krenare që një shqiptar ka arritur të marrë në dorë një operacion shumë të vështirë. Tash jam 68 vjeçe. Kur i kisha 47 bëra operacionin e parë te doktor Panajoti në Tiranë. Atë ditë që bëra 47 vjet jetë, u futa në sallë. Doktor Panajoti ishte shumë i mirë  por s’kishtje mjete. Ai më thoshte mua vetëm duart kam kur m’u thyen kockat .Kisha dhembje të papara dhe nuk kisha shpresa se do shërohem më, na thotë e lumtur Resmije Senka, derisa vajza me djalin përgatiten  që së bashku me nënën të fluturojnë nga Kölni për në Tiranë.

Operacione të vështira që kërkojnë guxim profesional

Për suksesin e operacionot të vështirë e të komplikuar, kërkojmë edhe shpjegimin e mjekut shqiptar në spitalin Shën Josef në Linich. Po, thotë ai.Tetë muaj pas operacionit të parë  kur kemi bërë transplantin e kockave, si të pjesës atetakulare ashtu edhe pjesës  së kofshës, ka ardhur z.Senka sërish që në kockat e formësuara për mrekullli, të vendos protezën metalike.  Në atë kohë ka kaluar shumë mirë. Resmia ishte në gjendje të ecën me paterica duke shkelur me këmbën, edhe pse nuk ka pasur artikulacion, nuk ka pasur  kyç, ishte në gjendje pa dhembje duke ecur dhe shkelur këmbën.     Këmba e djathtë ka qenë e shkurtuar rreth tre centimetra gjatë kësaj kohe dhe tani para operacionit të fundit ajo ishte ne gjendje ta lëvizte. Pra, këmbën e kishte tre centimetra më të shkurtër dhe ishte pa dhembje. Dhembje kishte nga ana e majte, sepse ajo anë ishte shumë e dëmtuar. Gjatë operacionit të tashëm u vu re se kocka e transplatuar tetë muaj më parë, ishte ngjallur, ishte bërë njësh me kockën e trupit dhe nuk dallohej që ishte kockë e huaj. Implatimi ose përpunimi i tengjeres  në pjesën e acetabulim ishte  bërë për herë të parë një operacion kur ka artrozë dhe kur është bërë frezimi, ishte komplet si të ishte kocka e saj. Dhe në pjesën e kofshës që ishte përpunuar dhe rekonstruktuar kocka  e saj, kur hoqëm  atë shtizën ose shpatëzën, e gjithë kocka dukej sikur të ishte e ngjallur dhe si të ishte kocka e saj. Në këtë rast, ngjallja e kockës së transplatuar, bëri që pa problem të vendosej proteza, pjesa acetabulum (një tenxhere) e cila është cementuar dhe pjesa në kofshë është vendosur në një protezë, që quhet protezë revizioni, është  protezë modulare dhe  e gjatë. Pas operacionit çdo gjë ka kaluar mirë, plaga  në vendin e operacionit është mbyllur, sot kur pa flasim është dita e njëmbëdhjetë dhe, sonte pacientja do të niset për në Shqipëri. Ajo është në gjendje të lëviz me paterica duke shkelur  me këmbë deri në gjysmën e peshës së trupit pa pasur deri tani asnjë komplikacion ku gjatësia e të dy këmbëve është e njëjtë, është barazuar, kështu që nuk do të ketë mundësi as të çalojë. Pas disa javësh rehabilitimi ajo do të mund të ecën pa pateriaca. Deri tash pas operacionit nuk ka pasur komplikacione dhe ky është eperacioni i dytë që i bëhet pacientes në Gjeramni. Duke dëgjuar gjthë këtë histori me pak fjalë, e pyesim dr. Mullahin se cila ishte shpresa e tij për suksesin e operacionit kaq të rëdë e të komplikuar që pacienten Resmie Senka sërish ta ngriste në këmbë të veta?! Në fillim, nis të na e përshkruajë qasjen mjeku, duke thnënë  se je skeptik, ke frikë, janë operacione të rralla, operacione që kanë shumë komplikacione, zgjasin me  orë të tëra  me properacion të materialeve të huaja, të  kockave dhe të implatateve, pjesëve metalike, shtizave dhe të protezave. Ka shumë komplikacione kështu që prognoza nuk  është komplet qind për qind e sigurtë dhe ke frikë. Në këtë rast duhet guxim. Pacientja dëshironte me çdo kusht të ngritej sërish në këmbë dhe ne e morëm guximin, duke parë rrezikun me sy dhe iu futëm  punës: operacioni i parë ishte shumë më shumë i vështirë se sa i dyti, pasi ky i fundit ishte më i lehtë dhe me kohëzgjatje më të shkurtër dhe unë jam shumë i gëzuar, shumë i kënaqur që kaloi me sukses, përfundon shpjegimin dr. Mullahi.