Parlamenti i ri bizar i Evropës

Zgjedhjet në BE: Më 26 maj, 28 kombe zgjodhën Parlamentin e ri

450 milion qytetar/e të BE-së kanë votuar, pjesëmarrja në votime ishte e madhe. Rezultatet: radikalët e djathtë dhe nacionalistët festojnë. Edhe të gjelbrit kanë shënuar rritje të fuqishme: Në të kundërtën partitë e mëdha kanë shënuar shkrirje të mëtejmë, socialdemokratët ashtu sikur edhe blloku i djathtë borgjez.

E djathta e fortë
Ende pa u bërë 18 muaj, kur nacionalistët e djathtë si Marine Le Pen e Francës, apo Matteo Salvini i Italisë, donin të dilnin nga BE-ja. Tani ata hynë pushtetshëm brenda BE-së. Dhe avancuan në vendet e tyre si partitë më të forta. Sikur ultra të djathtët të mos ishin të përçarë, do të mundin që me 170 deputetë (nga 751) të paraqisnin ndoshta grupin më të madh parlamentar të BE-së. Në disa vende kanë shënuar rritje të lartë votash, deri në 34% Lega e Salvinit. Më shumë se ai ia ka arritur vetëm Viktor Orban i Hungarisë: ky arriti shumicën absolute. Megjithatë marrja e pushtetit nga e djathta ekstreme tani për tani është refuzuar.

Të Gjelbrit
Katastrofa klimatike dhe fatkeqësitë tjera ekologjike ju kanë dhënë krah të gjelbërve. Në Gjermani me 21% kanë arritur të bëhen partia e dytë, në Francë çuditërisht e treta. Problemi: Ata ekzistojnë vetëm në pjesën perëndimore të Evropës. Pra, me më së shumti 79 deputetë (përafërsisht 10%), ata do të përfaqësohen në Strasburg. Shumë pakë matur nga mobilizimi i të rinjve, shumë pak për një ndryshim vendimtar të drejtimit ekologjik.

Ndryshimi social
Tema tjetër vendimtare për kontinentin është ndryshimi përkitazi me sigurinë sociale dhe drejtësinë. Është duke u djegur në të gjitha anët. Por më shumë se 2/3 e deputetëve të rinj ia marrin patin (nderojnë) kapitalizmin-hileqar. Pa si e qysh, mbesin vetëm më pak se 100 deputetë të rinj që angazhohen për një Evropë sociale.

Shtytja nga rruga
Shtytja për ndryshimet sociale dhe ekologjike duhet të vijë nga jashtë. Nga sindikatat. Dhe nga rruga.

Oliver Fahrni, workzeitung (përshtatur e shqipëruar O. Osmani)