Shoqata „Parandalo” përmbylli me sukses ciklin prej disa ligjëratash

Në kuadër të ciklit të ligjëratave,  më 23 nëntor 2013 në GZ Oerlikon të Cyrihut u zhvillua ligjëratën e katërt me temën: «Cilat dukuri shoqërore nxisin dhunë tek të rinjtë dhe në familje?» ku referues të radhës ishin: Enver Osmani, pedagog social dhe zonja Hava Shala-Gerguri ndërmjetësuese kulturore, ndërsa Osman Osmani shkoqit disa tema nga “Projekti 2013”, i iniciuar nga grupi i sindikalistëve shqiptar „Aktivistët“

 Rexhep Rifati

Nga viti në vit në Zvicër, disa shoqata shqiptare po profilizohen dhe po merren me çështje tejet aktuale të jetës në mërgatë. Në këtë kuadër do shikuar edhe Shoqatën “Parandalo” që është  themeluar në vitin 2011, që drejtohet nga humanistja e njohur Valdete Hoti.  Kjo shoqatë e re i ka vënë vetës detyra tejet me përgjegjësi, veçmas të natyrës që kanë të bëjnë me parandalimin e rasteve të konflikteve dhe dukurive të tjera negative. Stafi i saj e sheh parandalimin e dukurive negative në shoqëri, si një mundësi të madhe për të tërhequr vëmendjen ndaj rreziqeve dhe për të ndërmjetësuar në rast konflikti apo dhune, në kuptimin e parandalimit të veprimeve të kundërligjshme në mesin e komunitetit shqiptar në Zvicër.

Dhe shikuar afër dy vite prapa e sidomos në muajt e fundit shihet se shoqata “Parandalo” ia ka arrit të sjell rreth vetës një numër të mirë bashkëpunëtorësh, të specializuar në fusha të ndryshme, sidomos nga sfera sociale e arsimore. Angazhimi i shoqatës është reflektua në masë të mirë edhe përmes ciklit prej takimeve në periudhën tetor-nëntor 2013, kur edhe janë mbajtur tema e debate që kanë zgjuar interesin e kërshërinë e pjesëmarrësve të moshave të ndryshme. Drejtuesit e kësaj shoqate Valdete Hoti dhe Xhemal Selimi e të tjerët meritojnë notë të lartë për punën e e kësaj shoqate e cila nga dita më ditë po e rrit edhe numrin e anëtarëve.

Projekti 2013

Një nga projektet që ka dalë me shumë rezultat është sidomos Projekti 2013, i iniciuar nga grupi i sindikalistëve shqiptar „Aktivistët“ dhe që realizohet në bashkëpunim me tre subjekte tjera shqiptare në regjion,  siç janë: Qendra „A. Moisiu“, Shoqata „Parandalo“ dhe „Pro Integra“ si dhe institucionin e Entit për Integrim të qytetit të Cyrihut, nga i cili mbështetet edhe financiarisht ky projekt me shumë interes. Më e rëndësishmja është se deri më tani janë realizuar një seri aktivitetesh dhe manifestimesh integruese kryesisht nga Qendra “A. Moissi” me nëna dhe fëmijë të vegjël si dhe nga Shoqata “Parandalo” me grup-mosha të ndryshme dhe tema që ndërlidhen me komunitetin tonë në Zvicër.

Projekti 2013 është iniciuar nga grupi i sindikalistëve shqiptar „Aktivistët“ dhe realizohet në bashkëpunim me katër subjekteve shqiptare në regjion si Qendra „A. Moissi“, Shoqata „Parandalo“ dhe „Pro Integra“ si dhe me Entin për Integrim të qytetit të Cyrihut, nga i cili mbështetet edhe financiarisht. Deri më tani janë realizuar një seri aktivitetesh dhe manifestimesh integruese kryesisht nga Qendra “A. Moissi” me nëna dhe fëmijë të vegjël si dhe nga Shoqata “Parandalo” me grup-mosha të ndryshme dhe tema me interes për komunitetin tonë në Zvicër.

Cikli i katërt i ligjëratave të shoqatës PARANDALO

Në kuadër të ciklit të ligjëratave, të shtunën e kaluar më 23 nëntor 2013 në GZ Oerlikon të Cyrihut u zhvillua manifestimi i radhës i Projektit 2013. Në ligjëratën e katërt dhe të fundit për këtë vit që e organizoi shoqata PARANDALO të shtunën e kaluar më 23 nëntor 2013 në GZ Oerlikon të Cyrihut u zhvillua manifestimi i radhës i Projektit 2013 me temën «Cilat dukuri shoqërore nxisin dhunë te të rinjtë dhe në familje?» me ligjëruesit Enver Osmani, pedagog social dhe zonjën Hava Shala-Gërguri ishin të pranishëm rreth 80 gra, burra e të rinj. Manifestim e përshëndeti edhe zonja Ajmane Veseli, Zv.Konsulle e Republikës së Kosovës në Cyrih.

Shoqata PARANDALO, ashtu si theksoi qifti themelues i saj Valdete Hoti e Xhemail Selimi, përzgjodhi temën e kësaj ligjërate në prag të ditës ndërkombëtare kundër dhunës ndaj gruas që shënohet më 25 nëntor. Dukuria e dhunës është hasur edhe gjatë ndërmjetimeve që i ka bërë shoqata PARANDALO. Konfliktet e pazgjidhura mund të shndërrohen lehtë në dhunë, por me ndërmjetësim të hershëm ato mund edhe të parandalohen, potencoi kryetarja e shoqes PARANDALO, zonja Valdete Hoti.

Që të dy ligjëratat, më pas, nxitën edhe një debat të gjallë e konstruktiv.

Planifikohet intensifikim i aktiviteteve për vitin 2014

Në fund të këtij tubimit përgjegjësi i Projektit 2013, Osman Osmani, Sekretar për Migracion pranë Sekretariatit Qendror të Sindikatës Unia  bashkë me pjesëmarrësit mblodhën idetë dhe propozimet për aktivitetet e ardhshme në vitin 2014, ndër të cilat po veçojmë, shikuar në mënyrë tematike në këto tema: Integrimi, rinia dhe koha e lirë, edukimi dhe migracioni; metodat dhe teoritë e ndryshme, pastaj format e organizimit tonë si komunitet, roli i medieve dhe integrimi , prezantimi i të arriturat tona në Zvicër; rëndësia e gjuhës amtare për perspektivën arsimore e jetësore; racizmi e ksenofobia; jeta në Zvicër: bashkimi familjarë; martesat dhe sfidat për të gjithë; Pleqëria në mërgim; Participimi në shoqëri dhe në politikë: Përfaqësimi në Zvicër dhe vendin amë; Detyrat shoqërore të institucioneve në Zvicër: p.sh. Tutoria, të drejtat e obligimet edhe të prindërve me ligj e tjerë.

Pasi themeluesit e shoqatës “Parandalo”, zhvillojnë punë kryesisht vullnetare e humanitare, doemos shtrohet nevoja për një ndihmë edhe më të madhe jo vetëm morale por edhe materiale, qoftë edhe përmes anëtarësimit në te, përmes një pagese sado simbolike.

Për vitin 2014 shpresojmë në intensifikim të aktiviteteve kuvenduese e integruese në dobi të popullatës shqiptare të Cyrihut dhe më gjerë. Ftohen të gjithë personat dhe grupet, shoqatat e komunitete tona si dhe të interesuarit tjerë për të bashkëpunuar duke u angazhohen qoftë me propozime, ligjërime apo pjesëmarrje në aktivitetet e ardhshme.