Të nderuar zonja dhe zotëri
Ju ftojmë të merrni pjesë në manifestimin e radhës që e organizon
shoqata “PARANDALO” në bashkëpunim me sindikalistët shqiptarë
“Aktivistët” dhe shoqatën “Prointegra” me temën:
Pleqëria në Zvicër, pensionet dhe paga minimale
Ky manifestim do të mbahet ditën e shtunë, më 12 Prill 2014 duke
filluar nga ora 18.00-20.00 në Qendrën e Unia-s në Cyrih
(Strassburgstrasse 12, 8004 Zürich), në katin e 6-të.
Pas elaborimit të temave të planifikuara, specialistët përkatës do të
zhvillojnë një bashkëbisedim me pjesëmarrësit. Në fund të këtij
manifestimi rapsodi ynë i mirënjohur Shpend Dervish Shaqa do të na
argetojë me një pikë muzikore dhe për të pranishmit do të ketë apero.
Në Flyer dhe në webfaqen www.parandalo.ch mund të informoheni më
gjërsisht rreth manifestimit.
Për më shumë informata na kontaktoni:
Xhemal Selimi, Tel. 076 233 11 10, info@parandalo.ch
Xhafer Sejdiu, Tel. 076 675 77 62, xhafer@postmail.ch
Prezenca juaj do të na nderonte.
Me respekt
Shoqata PARANDALO