Koronavirusi dhe e drejta e përfitimit nga sigurimi i papunësisë në Zvicër
Për të mënjanuar përjashtimin nga e drejta përfituese prej fondit të papunësisë gjatë pandemisë së koronavirusit, Qeveria Federale ndër të tjera ka vendosur që personat me të drejtë përfitimi nga sigurimi i papunësisë do të marrin deri në maksimum 120 mëditje të veçanta shtesë si dhe afati i përfitimit do të zgjatet deri në maksimalisht 2 vite, nëse marrja e mëditjeve në kuadër të afatin të zakonshëm nuk është i mundur.
Në situatën aktuale mbretëruese e të rëndë ekonomike, edhe shansi, për të gjetur një punë, është reduktuar së tepërmi. Për të shmangur, që gjatë krizës së koronës, personave të papunë të mos u reduktohen përftimet e mëditjeve që atyre u takojnë, pasi tani kërkimi e gjetja e një vendi pune praktikisht është e pamundur, Qeveria Federale në kuadër të Urdhëresës mbi masat ne kuadër të sigurimit të papunësisë në ndërlidhje me koronavirusin (COVID 19) ka vendosur, që personat me të drejtë përfitimi të kenë të drejtë përfitimi edhe maksimalisht 120 mëditje të veçanta shtesë dhe se afati kornizë për marrjen e përfitimit të zgjatët maksimalisht për 2 vite, përderisa nuk është e mundur marrja e plotë e përfitimit në kuadër të afatit kornizë të zakontë. Kështu çdo person, i cili me 01.03.2020 ende nuk e ka harxhuar të drejtën e mëditjeve, përgjatë tërë kohës të zgjatjes së Urdhëresës-COVIN-19 mbi sigurimi i papunësisë, do të përfitojë maksimalisht 120 mëditje shtesë. Gjatë kësaj kohe nuk do të përdoren mëditjet normale. Përfitimi i maksimalisht 120 mëditjeve përfundon me shfuqizimin e Urdhëresës në fjalë.
A ka ndonjë gabim në llogarinë e marsit?
Shkaku i ndryshimeve të përmendura shumë të papunë janë befasuar në fillim të prillit, kur papritur kanë parë në llogarinë e marsit , që e drejta e mbetur e përfitimit të mëditjeve është rritur, dhe përmes telefonit apo emalit janë interesuar tek Unia. Edhe zonja C. Iu drejtua Unia të Bernës, kur në llogarinë e muajit mars të arkës së papunësisë së Unia ka parë, që e drejta e mëditjeve të mbetura papritur është rritur, gjegjësisht nga 66,4 me 28.2.2020 në 164.4 me 2.04.2020. Ajo kishte menduar, se me ketë rast është përvjedhur ndonjë gabim. Nuk ishte fjala për gabim, mirëpo është për të pasur parasysh se, tek mëditjet e veçanta shtesë, fjala është për maksimumin prej 120 ditësh.
Si përllogariten këto ditë shtesë?
Afati kornizë për marrjen e përfitimeve zgjatet për të gjithë personat, të cilët nga 01.03.2020 janë me të drejtë përfitimi, për sa kohë vlen Urdhëresa-COVID-19 mbi sigurimin e papunësisë. Kjo kohëzgjatje do të llogaritet nga 01-03-2020 dhe ky rregullim vlen deri në shfuqizimin e Urdhëresës_COVID-19 mbi sigurimin e papunësisë. Kështu fjala bie do të dukej e drejta e përfitimit e zonjës C., nëse Urdhëresa-COVID-19 mbi sigurimin e papunësisë do të shfuqizohet me 31.05.2020 ( 92 ditë kalendarike pas 01.03.2020):
Zonja C. që nga 01.05.2019 në kuadër të afatit kornizë ka edhe 65.4 mëditje përfituese (shih. foton). Ajo merr nga 01.03.2020 deri më 31.05.2020 mëditjet shtesë. E drejta e saj përfituese me 01.06.2020 është edhe më tej 66.4 mëditje.
Pra zonja C., nga maksimumi 120 mëditje shtesë ka marrë vetëm 65 (92 ditë kalendarike minus të shtunat dhe të dielat) “mëditje të koronës”.
Dhe si është çështja me kërkim pune dhe përpjekje për të gjetur punë?
Detyrimi, për të kërkuar një vend pune, nuk ndryshon në parim edhe gjatë krizës së koronës, megjithatë Entet regjionale ndërmjetësuese janë inkurajuar të bëjnë këtë, gjatë bisedës për ri inkuadrim dhe strategji aplikimi, duke u përshtatur në situatën e vështirësuar. Për dëshminë e përpjekjeve për të gjetur punë, të cilat zakonisht duhet dorëzuar deri me datën 5 të muajit, është hequr dorë deri në shfuqizimin e Urdhëresës që Qeverisë Federale mbi Covid-19. Dëshmia duhet dorëzua përsëri një muaj pas përfundimit të Urdhëresës në fjalë.
Huazuar nga shtojca e sindikatës Unia në gjuhën shqipe Horizonte Nr. 3/2020