Pandemia dhe procedurat pas hyrjes në Zvicër

Osman Osmani, Zvicër, më 23 gusht 2020

Shqipëria deri më 20 gusht nuk gjendej në listën e vendeve me rrezik të shtuar dhe kështu deri me ketë datë për bashkëkombësit tanë dhe të tjerët ekzistonte alternativa për pushime verore. Por, kjo situatë tanimë ka ndryshuar. Kushdo që nga enjtja e datës 20 gusht 2020 kthehet nga Shqipëria në Zvicër obligohet të futet në vet-karantinë.

Detyrimi për lajmërim: Detyrimi për qëndrim në karantinë vlen për të gjithë qytetarët, të cilët kanë qëndruar ne vende me rrezik të shtuar. Karantina vlen edhe për fëmijët.

Të dhënat në vijim janë marrë nga ueb faqja e Entit Federal për Shëndetësi të Zvicrës:

A keni hyrë në Zvicër dhe a keni qëndruar në një periudhë kohore të 14 ditëve të fundit në një shtet apo territor me rrezik të rritur të infektimit? Atëherë duhet të ndiqni procedurat vijuese:

  • Shkoni menjëherë pas hyrjes në Zvicër në shtëpinë tuaj apo në banimin e përshtatshëm.
  • Ju duhet që pas hyrjes suaj në Zvicër për 10 ditë të qëndroni aty. Ndiqni udhëzimet mbi karantinën.
  • Lajmërohuni brenda dy ditësh (48 orësh) tek autoritetet përgjegjëse kantonale.
  • Ndiqni udhëzimet e autoriteteve.

Dokumenti (PDF) «Udhëzimet mbi karantinën» në shumë gjuhë të migranteve e migrantëve mund ta gjeni këtu.

Informacionet mbi karantinën
Në karantinë duhet të qëndrojnë personat, të cilët kanë pasur mundësinë të infektohen nga koronavirusi. Për të mënjanuar zgjerimin e sëmundjes , nuk duhet të keni kontakte personale me personat tjerë. Gjatë karantinës personat e prekur qëndrojnë në shtëpi apo në një bënim të përshtatshëm dhe nuk largohen nga ky vend.

Kush duhet ti përmbahet karantinës dhe sa zgjat ajo? Çka duhet pasur parasysh, nëse jeni në karantinë dhe banoni edhe me të tjerë? Këto dhe informacione tjera mund ti gjeni në dokumentin (PDF) “Udhëzimet mbi karantinën

Fëmijët
Fëmijët, të cilët hyjnë në Zvicër pas qëndrimit në një shtet dhe territor me rrezik të rritur të infektimit duhet gjithashtu ti përmbahen karantinës për 10 ditë.

Vazhdimi i marrjes së pagës apo kompensimit?
Fillimisht duhet të shqyrtohet se a ekziston detyrim pagese nga ana e punëdhënësit bazuar në kontratën e punës. Vlerësimi i vazhdimit të pagës bëhet mes jush dhe punëdhënësit tuaj. Në rast kontestimi duhet të vendos gjykata.

Në dy raste sigurohet vazhdimi i marrjes së pagës:

  • Nëse nga ana e punëdhënësit tuaj jeni dërguar për të punuar në një vend apo territor me rrezik të lartë infektimi dhe me rastin e kthimit në Zvicër duhet të hyni në karantinë.
  • Nëse edhe përkundër karantinës duhet të punoni më tej, pra në shtëpi (Homeoffice).

Nëse shkaku i karantinës të kthyerit nuk mund të punojnë dhe nëse nuk marrin pagë nga punëdhënësi, vlen me sa vijon:

  • Ekziston e drejta e përfitimit të kompensimit shkaku i koronës, nëse në karantinë ju është dashur të hyni pa fajin tuaj. Pa fajin tuaj domethënë, që destinacioni i pushimeve tuaja në kohën e udhëtimit nuk ka qenë në listën e vendeve dhe territoreve me rrezik të lartë infektimi dhe që ju në kohën e udhëtimit edhe shkaku u paralajmërimit zyrtar nuk keni mundur ta dinit, që destinacioni i pushimeve tuaja gjatë pushimeve është futur në listë.
  • Nuk keni të drejtë në kompensim, nëse destinacioni i pushimeve tuaja me rastin e udhëtimit tuaj jashtë Zvicrës ka qenë në listën e shteteve apo territoreve me rrezik të lartë infektimi.

Pagesa e kompensimit në rast të humbjes të të ardhurave shkaku i krizës së koronës zhvillohet përmes fondit të kompensimit të AHV /AVS. Informacionet e mëtejme mund ti gjeni në ueb faqen e sigurimit të AHV/AVS, apo në ueb faqen e Entit federal për Sigurimet Shoqërore.

Mbikëqyrja e respektimit të karantinës
Autoritete kantonale janë përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimin të masave të karantinës dhe zhvillojnë kontrolle sporadike. Ju do të merrni të dhënat kontaktuese për personat që kanë hyrë në Zvicër. Të dhënat kontaktuese janë nga përzgjedhjet e rastësishme të fluturimeve ajrore, gjegjësisht të udhëtimeve me autobusë.

Bashkëbanorët, të cilët vet nuk udhëtuar
A banoni bashkë më një person, i cili pas hyrjes në Zvicër duhet të futet në karantinë? Në këtë rast mënjanoni kontaktin me personin në karantinë bazuar në dokumentin (PDF) “Udhëzimet mbi karantinën”.

Nëse këto udhëzime ndiqen nga të gjithë banorët e një ekonomie shtëpiake, atëherë do të mund të vazhdoni më tej përditshmërinë tuaj normalisht pa pasur nevojë të hyni vet në karantinë.

Rregullat e sjelljes dhe të higjienës mbeten të rëndësishme edhe në situatë të tillë.
Informacione të mëtejme

Pyetje dhe përgjigjet e shpeshta mbi ketë temë mund ti gjeni edhe në shkrime tjera të portalit prointerga.ch

Linja informative e Entit Federal për Shëndetësi të Zvicrës për personat, të cilët hyjnë në Zvicër: +41 58 464 44 88 (çdo ditë nga ora 6 deri 23).