Ornela Radovicka: Profesor Skiro, dramaturgu i parë arbëresh i kohëve moderne

( Apo:Tri vepra të shkurtra: “Flutra çë do fluturonjë”, “Gjëndje e përkohshme” dhe “Lule të shumta ka Gineshtra, me autor Giuseppe Skirò di Maggio )

Parathenie:

Libri “Tri vepra të shurtëra”

Sapo ishim kthyer nga Manifestimi i Portellës i cili organizohet çdo 1 Maji në Hora të Arbëreshëve, shkaku i Masakrës kryer në të njëjtën datë e vend, në vitin 1947. Bilanci numëron  13 të vrarë midis tyre edhe vogëlushja 8-vjeçare Vicenza della Fata. Atë mbasdite, një grup nga LKSHM, me kryetar té tyre Musa Jupolli , Sekretar Mentor Thaçi, profesori dhe studiuesi Hazir Mehmeti, arkitektja, aktivistja dhe poetesha Shqipe Bytyqi, prof Bashkim Halilaj, krijues Sokol Ahmetaj, mjekët Xhevat Muqaku e Kosovë Z.Bajtaktari, poeti Bajrush Zeka, Artisti  Veli Genc Berisha, Shpëtim Krasniqi, Bacë Rexhepi, organizator, nismëtar dhe Apostulli i arbëresheve i quajtur nga At Bellusci, të cilët pas një dreke të gjithë së bashku, ftojnë në takim poetin, dramaturgun, eseistin, Profesor Giuseppe Skirò di Maggio, figura më me madhe e arbëreshëve të Sicilisë, por edhe një nga dramaturgët më të mëdhenj që ka bota sot për sot bota arbëreshe. Dhuroi disa libra, por kishte vetëm një kopje të librit “ tre tregime të shkurtra”. Fati deshi që grupi në mënyrë demokratike tha emrin tim dhe unë gjatë rrugës Palermo- Milano e lexova dhe të nesërmen i nisa Profesorit përshtypjet e mia, mbi këtë libër.  

Tre tregime të shkurtra. Siç thotë dhe vet titulli, janë tre tregime, siç ndodh me zhanrin e tregimeve, që secila shkon më vete ku nuk kanë lidhje, por unë gjeta atë “fillin e kuq” ku të tre tregimet më shërbyen si një triologji. Tre akte ku rridhnin organikisht dhe  vendosur në  “një thyesë të përbashkët”,“tre oaze” të ndryshme,  të të njëjtit Arqipelag: Tregimi i parë e pagëzova Familja, e dyta shoqëria dhe e treta Ideologjia.

Të tre veprat i konsiderova;  Dramë, brenda dramës të cilat i ngjajnë një “Matrioshke”.

 Vet autori përcjellë mendimin se drama e tij krijon “shtjella arabeske”; drame brënda një drame; drama pjesë e një drame; dramë, që ende është e pa vënë në skenë;  por edhe drama ku vriteshin idetë të asaj Shqipërie moniste ku  lundronin  ëngjujtë dhe  djalli në të njëjtën regatë,  ku ende plaga e Prometeut pikëza shkëndije, ato flatërza qiellore, i ngjyenin me flagrancën më marramendëse  të ashtu quajtur  “opium  për popullin”  ku dramatikja shndërrohej në tragjedi.

Nga pikëpamja e strukturës vepra fillon me një “Hyrje” sa të detajuar aq edhe edhe informative. Në mënyrë sintetike autori Skirò bënë një rezyme në linjë lineare,  lindjen e teatrit duke  mbathur  flatrat e një flutërze, dhe prek Epoka të hershme; nis me Gilgameshin, Vedat, Biblën,  të pështjellë në rrethet e Dantes, të mbërthen në “K” e   Don Kishotit , dhe me mullinjtë e tij të shpërndarë në skajet Shekspirjane.  

Nuk mungon arena homeriane, greke klasike , por, çuditërisht nuk përmend   baballarët e teatrit;  Eskilit, Euripidit, Sofokle, dhe këtë ndoshta e bënë jo pa qëllim, sepse ashtu si teatri i  Pirandelli,  teatri i dramaturgut Skiro di Maggio, nuk është ai teatër steril,  është ajo prozë moderne që është afër gjuhës së folur dhe që nuk e lidhur me traditën oborrtare. Spontaniteti, menjëhershmëria, liria nga kushtëzimi dhe konvencionet, janë fjalët kyçe të poetikës të tij.

 Identiteti i dramës në mendimet e dramaturgut Skirò është e thjesht,rrotullohet në pellgun mediteran, arkipelagu i tij është bregu tjetër; Adriatik, Jon e Tirren, ku  edhe atje  janë akte të tjera teatri.

Në palkoshenikun e këtyre oazave, ka komedi, drama, por edhe tragjedi. Janë drama në komedinë e saj, pa forma strikte, sepse Arbëreshi nuk e ka “disiplinën letrare”- thotë autori Skiro. Arbëreshi është si ai fëmija në “pafajësinë” e tij,  por  kryeneç në jopafajësinë e tij.  Është i çuditshëm, ai në komedinë e tij është komik, me atë dozë trishtimi të shekujve në buzëqeshjen e tij.

Abëreshi ka identitetin e tij Vatrën, Ku nënat rrëfenin, e mëmat edukonin, por në këto akte në vatrën skenike të kësaj vepre nuk është Mëma, është “Gjyshi” në qendër, janë brezat, janë fara e shkuara.  Stoike eshtë e shkuara, rrënjët pa të cilat nuk do të jenë filizat, degët, sythat.  

Në tregimin( aktin)  Flutura, Vëllai, Gjyshi. Janë vetëm tre personazhe e jo rastësisht gjenden. Numeracioni perfekt i besimit arbëresh. Numri tre, Triologjia  ku apostrofohen; Riti, kultura, gjuha.Tre elementet që mban gjallë botën arbëreshe.

 Gjyshi personazhi sa tradicional aq edhe ideal, i hedhur në hapsirë dhe në kohë. Në shekuj të mëparshëm, në historikun e popullit arbëror, të eklipsuar në togfjalëshin “ Dheun dhe Mëmëdheun” një skenë tragjike, mes lotëve, për ata të vdekur, dhe mallëngjimin për atë ç’ka po linin.

Ky gjysh i moçëm,  rrëfen  epikën e shqiponjave. Janë shqiponja që foletë e tyre i kanë në ato male që rrallë kush shkon tek ata. Nuk janë të egra, janë ndryshe, ato luajnë me fëmijët, dhe mbi të gjithë i mësojnë dhe i edukojnë ata fëmijë se si të fluturojnë, me flatrat e tyre, në zigzaket, me arabesket e tyre  edhe atëherë kur globalizimi, apo moti i shekujve mbështjellë si një piton e kërkon ti asimilojë.

Diku afër, Flutra,  arbërorja, bukuria e vajzave të Horës me nxilonën. Janë si zana mali me krah si njëshpend, herë si gjeraqinë, herë si një shqipe e vogël. 

Flutra, nuk është pasive, përfshihet në bisedat e gjyshit, “ ka sensin e apparetenecës” i përket atyre shqiponjave  edhe në klithjet e tyre, por edhe në gëzimet e tyre, hap ato flatërza dhe  nis e bëlbëzon gjuhën e shqipes, i thërret ata,“ Shqip… shqip… shqip”

Askush nuk fluturon si shqipet, as brumbulli, as skifteri, as korbi, as pulat, as karkaleci. Gjyshi i jep besën se nëse do të fluturosh si shqipet ke për të parë se do të ndihesh mirë në këtë hapësirë.

Në këtë akt skena kthehet në dialog, por edhe një vend instruktimi, ku mësohet, se si fluturohet jo vetëm për të mbijetuar por edhe për tu ndjerë krenare në hapësirën që të takon.  

Shqiponjat, kanë diçka më shumë se sa shpendët e tjerë, kanë një kod “Besën”, shqipen e tyre. Flutura hap krahët dhe thërret  shqiiip… shqiiip… shqiiip. Ah kjo shqipe, kjo gjuhë e Perëndisë, gjuha e natyrës. Kush nga popujt më hershëm ruajti atë tingull ““Shshshsh ”  të shiut  ndërsa binte kur ende ata ishin në shpella,  duke pagëzuar këtë akt me emrin “shi\ shiu”.

Flutra merr krahët e shpendit e nuk janë Ikaro, janë shëmbëllimi i tij,  këto shqipe ardhur në gadishullin Ballkanik shqipfolës, por që tashmë fati i solli në dheun e largët  në atë pjesë të Italisë, ende me mallin për atë tokë magjike, që lanë dhe qe i kënduan me mallë këtij atdheu që shumë prej tyre vdiqën dhe nuk  e panë njëherë . Dramë brënda dramës.

 Nuk mund të vdes Arbëri. Ai e ka për detyrë t’iu përcjellë gjuhën, shqipeve të vogëla si Flutura. Autori zgjedh njeriun e moçëm “Gjyshin”, i cili  jep “busullën e mos asimilimit”,  e cila është gjuha, ku nuk propozohet në formë  “Klishe\ shabllon publiciteti”,  por autori na e shtjellon  brënda një “procesi- instruktimi”.

Autori, shton indirekt edhe një elemet,  atë të “ gjakut të shprishur” dhe Autori thotë: Të jesh “shqipe” duhet të lindësh në një territor të till. Jo të gjithë që kanë flatra janë shqipe. Shqipja është gje e rrallë. Shqipet kanë një kod   se nga vijnë,  kanë kodin e gjuhës për tu kuptuar, por edhe fantazinë për shpalosur   magjinë e flatrave  në hapsirën e tyre.

 

Akti i Brezave, zhvillohet në familje, dhe merr madhështin hipebolike “hapsnore” ku  të përcjellë  në  atë grup të  “appartenenze” “etnike”,    “shoqërinë” ku bën pjesë, e  ku  jo të gjithë vektorët shkojnë në të njëjtën drejtim.

Personazh kontrasti është i vëllai. Edhe pse në të njëjtën familje ai ka mendime të kundërta. Është një i ri që i përket atij grupi jo tradicional, njeh botën kosmopolite që të përpinë,  dhe  për këtë ka frikë se  sot ka ardhur koha të mbështjellim modrenen, homologimin, Flutërza  me fluturimin e saj do të jetë ndryshe, e nuk do të  refuzohet nga  shoqëria. Vëllai  i trembet ati fluturimi me atë kostumin me mëngët si sqep e të lashtë, i trembet, gjatë fluturimit të saj atyre “pallateve” ( gradacielave alegorie e botës moderne).  Qytezat po shpopullohen, dhe  Flutërza, motra e tij nuk mund të mbijetojë kësaj drame, por që kjo dramë është  brenda një  tjetër dramë.    

Në tregimin e dytë, i cili qëndron “më vete”, unë e konsiderova si një pjesë organike e pjesës së parë; nëse flutura, vëllai dhe Gjyshi ë shtë strukturuar brënda një familje të vogël, Tregimi i dytë është në funksion të së dytës, sepse na paraqet pjesë të shoqërisë së sotme.

Ku tregimi i parë nuk mund të qëndrojë vetëm  

Këtë tregim autori e ka titulluar “Gjëndje e përkohshme”, autori me një numër personazhesh, ku përfshihin elementet edhe shoqërisë  burokratike të sotme. Ndërton një arkitekturë të tillë  me përfaqësues si; Akëcili, Derëtari, Nëpunësja, Nëpunësi, Dirigjenti, Djali, Vajza, Burri i sjellshëm, shtatëzana, klandestini.   

Në Qendër është Gjendja civile,(vendi ku rregjistrohemi sa lindim dhe kur ndahemi nga kjo jetë). Ai segment, linear i përjetësisë, por që eklipsohet në pegamenën “ Gjendja e përkohshme” de Fact dhe përjetësia De juro.   

 Përfshihen përsonazhe si ata zyrtar por dhe element të shoqërisë të shtresave. Autori nuk kursen asnjë linjë. Në djaloget midis tyre herë- herë të na kujton personazhet e Honore De Balzakut ; karrjerista, hajdutë,  gënjeshtarë, korrupsion. Nëpërmjet këtyre personazheve  aututori na përcjellë në shoqëri të sotme  multukulturale,interkulturale, në këtë shoqëri  ku estetika e jetës, nuk ka më ato kanonet rregullat, baca celula  “ Familje”  që mundohej  t’i jepte  model shoqërisë ,  por paraqitet një shoqëri e  shkrirë,  si ajo e përcaktuar nga  Bauman, një shoqëri e lëngshme,  ku  mbizotëron “ Herz” që konsiderohet “ Gjendje e përkohshme” fonambul, akrobacie të atij  cirku  ku e  “përkohshmja” , “ece- jaket”, zgjatjet, sorollatje , kthehen në një  vorbull  pafundësie.

Pjesa e tretë ( tregimi i tretë) Lule të shumta ka Gjineshtra bëhet pjesë plotësuese, por edhe vendimtare  e dy pjesëve të para.

Aty shkrihet arti i demokrcisë, ideali si edhe krimi.

Indirekt ndërsa autori përgatit skenat,  lexuesi apo shikuesi në mënyrë indirekte dhe emiprike,  krijon një ide për pozitën gjeografike të Horës; Sheshi, rahji, Bregu, Mali, Klisha, Kroi, Kriqi, Lumi i Gjonit etje, ku çdo ditë zgjohen “gjindet” e përshëndetin Horën shekullore,por ajo që ngeli në shpirtin e dramaturgut është  tragjedia e hidhur  e Portellës dhe këtë e shohim tek akti “Lule të shumta ka Gjineshtra”.

Autori Skirò këtë faqe,  jo vetëm që e prek  por mundohet t’i japë vërtetësi, kësaj histori kaq e hidhur,  histori e cila në proçeset gjyqësore konsiderohet më të komplikuara, ku ende sot nuk ka qartësi të plot për këtë masakër. Procesti  gjyqësor i  masakrës së Portellës   filloi në qershor 1950 e përfundoi në 1952. Gjyqi u bë në Viterbo\Itali  dhe zgjati me 217 seanca. Dramaturgu Skiro, fut në skenë

Është shumë interesante se si autori ka krijuar këtë akt( tregimi i tretë). Autori  na kujton disi “Besën e  Kostandinit” të ngritur nga Varri. Në skenën e tij  janë të vdekurit, të rënët që i qëlluan në Portella, të cilët  kthehen të gjallë, sepse i ka thirrur idea e Autorit,  të cilët u vranë  po për “ Idetë”. Është pikërisht “Idea”, mendimi i lirë, fjala kyçe e democracisë , idetë për të cilin shumë dhanë jetën.

Gjineshtra i ngjanë një parajse toksore. Thuhet se Zoti nga Parajsa ka lënë mbi tokë fëmijët dhe lulet, dhe Gineshtra në gjirin e saj këto i ka.   

 Në këtë tregim* Akt”, autori ka mishëruar ato pergamena prej guri, ku janë skalitur emrat e tyre.

11 viktima, shumica e tyre arbëresh, femijë, gra, burra, si edhe 50 të plagosur. Një nga krimet më të turpshme kundër njërëzve të pafajshëm. Një krim me karakter politik dhe ideollogjik, i cili ka mbetur i pandëshkuar. 

Midis tyre, është edhe emri nje vogelueshe, Vincenza La Fata (8 vjece). 

Margherita Clesceri – 37 vjeç

Giorgio Cusenza – 42 vjeç 

Giovanni Megna – 18 vjeç

Francesco Vicari – 22 vjeç

Vito Allotta – 19 vjeç

Serafino Lascari – 15 vjeç

Filippo Di Salvo – 48 vjeç

Giuseppe Di Maggio – 13 vjeç

Castrense Intravaia – 18 vjeç

Giovanni Grifò – 12 vjeç

Vincenza La Fata – 8 vjeç

Kjo fushë ku margaritat, lulëkuqet, orikideat etje nëpërmjet puhizës së Poretellës  sjellin atë fragrncë jetë, ideali, të drejtat të një shoqërie civile ku duhet të mbizotërojnë të drejtat, dhe detyrat në shërbim të shoqërisë, e humanitetit. 

Autori me shumë delikatesë nëpërmjet personazheve të tij na jep disi idenë  jo vetëm se ç’farë ndodhi në Portellë, por në një farë mënyre  mbërrin në të vetmin konkluzion se ajo që ndodhi në Portellë e shtoi më tepër demokracinë por edhe shpresën.

 Libri ku përmban të “Tri vepra të shkrurtra” është shkruar në arbërisht.  Personazhet janë fantazi, por edhe reale, ka element autobiografik si në rastin e dramaturgut, ku ndoshta autori përfaqëson vetveten,  Gjuha është e pasur, e rrjedhshme dhe e shkruar në arbërisht, ku me zhanrin e tij krijon një lidhje inoksidabile me lexuesin.

 Mendoj se zemra e dramaturgut arbëresh Skirò  rreh shumë  për dramën, ku të përfshin, të bënë element të saj, këtë e percepton  kur e lexon, ndihen pulsin e një mbrëmje të ulur në në palkoshenik dhe bëhesh pjesë e skenës.

  Kur  lexova tregimin “ Flutura çë donje të fluturonjë” mu kujtua   Edward Gordon Craig kur thotë, se… “Nuk mund ta shpjegojë atë që doje të bëje kur doje të fluturoje, mjafton të shkosh në Teatër…”!

 por kur lexova tregimin e tretë “ Lule të bukura ka Gjineshtra»  mu kujtua vazhdimi i mendimit të Craig kur thoshte se; “Ndoshta do të kishte bërë më mirë të thoshe: “Dua të fluturoj”, në vend që të shqiptoje ato fjalë të frikshme: “Dua të shkoj në teatër” sepse Teatri drama të hynë në shpirt dhe e përjeton më shumë  emocion se sa përjeton artin në një zhanër tjetër. Dhe unë këto emocione i përjetova.

Dramaturgu Skiro, i shtoi jetës së tij jetën e gjithë atyre të rinjve, të Portellës që nuk janë më e në në të njëjtën kohë  i bëri ata të pavdekshëm. Mendoj se Arbëria dhe arbëreshët në epokat e tyre kanë patur gjithmonë  autor që kanë spikatur më shumë se të tjerët. Sot, për mendimin tim, për gamën,  larmishmërinë, forcën e pendës së mendjes dhe shpirtit, Profesor Skiro është i pari  dramaturg arbërësh i kohëve moderne, dhe i pari dramaturg i Arbëreshëve të Sicilisë.

Me nderime!

Ornela Radovicka

Drejtuese e Qendrës albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe themeluar nga Antonio Bellusci