Ornela Radovicka: Bota njeh forcën shpirtërore të Frida Kahlo, Arbëria duhet të krenohet me Mariantonia Braile

 

Historia rrëfen se shumë artistë, shkrimtarë botëror, dhimbjen e tyre psikike dhe fizike e kthyen në art:  Ankthin Edvard Munch e transformoi  ankthin e tij në “ulurimë ”, Betohven bashkëjeton me “shurdhimin” e tij dhe nxori vepra gjeniale, Francisco Goya i dha formë  “lezioneve iskemik”,Leopardi Malinkoninë e tij  e ngjeu në  romantizëm, ndërsa poetesha arbëreshe, MariaAntonia Braile , poetesha e parë arbëreshe,  fati i së cilës nuk ishte treguar aq bujar, dhimbja bëhet ikonë,  trishtimin fatal- tragjik kthehetnë një zhurmë tingujsh, duke i dhënë shpirtit një burim arti në vargje. 

Autorët, prof  Francesco Perri dhe prof  Genaro De Cicco, me nismën e Federatës Arbëreshe e quajtur FAA, risollën për botën arbëreshe tekstin” I Canti\Këngë” të  cilët riprodhuan poetit, i përpunuan dhe  e publikuan këtë tekst, pa ndihmën e askujt, në mbrëmjen e ditës së enjte, datë 25 \07\2024  në qytezën arbëreshe Shën Mitri\ San Demetrio Corona.

Teksti I Canti\ Këngët  ishin shoqëruar me kontributin e;  Kryetarit të Federatës FAA  Z. Damiano Guagliardi,  kritikut letrar Mario Guido, poetit  Dante Maffia si dhe me pjesëmarrjen e profesorit Giuseppe Gardilone.

Dy fjalë për fëmijërinë e Mariantonia Barile

Mariantonia Braile lind në Shën Mitër\ San Demetrio Corona, qytezë arbëreshe, në 13 Korrik 1894 dhe ndërron jetë më 10 prill 1917 në një familje arbëreshe dhe është motra e poetit Salvatore Braile . Ajo lind martohet me Rocco De Benedetto, i cili merr pjesë në luftë ( Jemi në periudhën e Luftës së parë Botërore). Figura e të shoqit nuk është shumë prezentë, dhe kjo vetmi ndihet furishëm dhe fuqishëm sa  në dozën malinkonike aq edhe të trishtueshme në tragjedinë e saj. Në vargjet e saj autobiografike Mariantonia  i ngjan asaj flete vjeshte që lëkundet, dridhet, dhe nuk rrëzohet  edhe pse tufani është i egër. Mbahet në atë fillin e një klorofile që i jep linf jetës.

Ndërron jetë  në moshën 23-24 vjeçe.

Vargjet e Mariantonies

Mariantonia ishte  vetëm 15 vjeç kur ajo nis dhe hedh në vargje fjalët më të bukura, me të ndezura nga dashuria për nipin e saj Dukagjini, i cili është vetëm tre vjeç, dhe pëson një incident të vogël. Pëson një djegie, por shpirti i ndjeshëm e Mariantonios thur vargjet  nga më të ngrohta duke mbajtur si një kamzhik  preokupimin e saj, përballë këtij krijuesi, pjesë e gjakut të saj. Me nota delikate dhe  atë  tonin përkëdhelës  fjalët e saj i kalojnë sensibilitetit  të një katërmbëdhjetëvjeçareje :“Me ata Syzës të helmuar” Ruan Zjarrin ç’ë i shuar”. Janë vargje të brishta që do të transformohen si zinxhirë,  do të mbërthejnë e do të “mbajnë në robëri”  atë  shpirti të djegur, të përvëluar, ku bloza do të kthehet në një humus në rrjedhjen e jetës plot trishtim të saj.

Jeta e Mariantonios është “perpendikulare”. Ditët,  muajt, varen  mbi shpirtin e saj  si ai plumçi, dhe mat murin ”guralec” të shpirtit të saj,  poret ende frymojnë tinguj, ato bashkëtingëllore të zhytura në Zemrën e saj të njomë, nisin e i këndojnë  birit të saj të vdekur, vetëm tetë muajsh:

“ Bir i par,çë Zëmëren ma shpove, ike e më fjuturove” . Jeta që shkon  kundër natyrës së saj.

Çdo gjë e vuajtur ku shpirti i saj  onomatopeike, herë i gjunjëzuar, herë me vullnetin implorues, i drejtohet Universit me esklamcionin: O ditë e mjegullur( vargjet kushtuar Dukagjinit, krijuar 1909)

Në poezinë: Bir i par, çë zemërën ma shpove, ike e më fluturove”. Autorja shpesh herë e dorëzuar nga fati që i ra,  nuk psherëtinë por krijon dialog, sikur biri i sai është gjallë.( poezia Krijuar 1915)

Kompozimi i  broshurës” Kanti”, të Mariantonia  përmban gjashtë poezi e ndarë në tre kapituj, shkruar në gjuhën Italiane dhe në Arbërisht: I bjerr i biri Paar, Tek e Keshja semund, Shën Cosmait dhe Shën Damjanit, Për Gljuftën\Luftën, Sciapk-cuar Vepra e saj..

Ndërsa lexon ato pak  poezi të saj të vijnë ndërmend shprehja e pajisur me ironi të madhe, të Frida Kahlo e cila deklaroi: “U përpoqa t’i mbyte hidhërimet, por ata mësuan të notonin”.

Vëllai i saj  Salvatore i boton këto poezitë, menjëherë dy muaj pas vdekjes së saj në gazetën Il Popolano më 24 Qershor 1917.  Në shënimin e tij ai shprehet kështu: “Dëshiroj që nga ai shpirti yt i bukur të ngelet një fragrancë arome në botë”. Është një profum ku trishtimi dhe dashuria bashkëjetojnë në një kosmo që quajmë” Jetë”.

Artistikisht në formë edhe në përmbajte qëndron shumë lartë.

Gjuha e saj është e folmja e arbëreshëve të San Demetrio Corona\ Shën Mitri. Vargjet e saj nuk janë fantazi, janë jetë e jetuar, janë tinguj të shpirtit të saj të kodifikuar, janë  pjesët e trupit të saj  plot me ematome dhimbje,  janë venat e saj që shndërrohen si  flatra të drobitura,  gjaku i saj e me pikatore  iu jep  frymë,  për tu ngjitur në një kosmo. Në dejtë e saj, lëvrojnë si  “gjëmba- dielli”,  grimcat e shpresës që i dhanë frymë deri në çastet e fundit. Vargjet e saj meritojnë dritën dhe dinjitetin e tyre, dhe FAA  në Kalabri ua dha!!

 Ky eveniment u krye në dy gjuhë:

Poezitë u lexuan në Italisht dhe në Arbërishten e Shën Mitrit\ San Demetrio.  U shoqëruan me këngë arbëreshe në sfond.

Ky riprodhim  i vargjeve në libër na vjen me një tekst  është shumë i qartë, ka nuk mungojnë as edhe rubrika të veçanta si ajo “Quadri komarativ midis alfabetëve”, faqja e gazetës “ Il Popolano” ku u publikun në 1917 poezitë e Mariantonia.

Personalisht falënderoj FAA, këtë federatë që për të dytën herë sjellë për publikun  libër të rëndësishëm e fatkeqësisht  të harruar në pluhurin e harresës. Për herë të parë FAA erdhi me 2017 me ribotimin e veprës “La risposta di Filalete..” të dyja këto vepra kaq të veçanta dhe të rëndësishme meritojnë një dinjitet  nga institucionet të cilat si gjithmonë përqendrohen në katër autor, sikur bota arbëreshe të ketë qenë e ngrirë, në katër kardinale e të rrotullohet si një disk rreth tyre. Në Kalabri, dy federatat e saj bëjnë më shumë punë se sa institucionet.  Arbëreshët e Kalabrisë janë gjallë vetëm për hir të dy Federatave

 Morën pjesë në këtë takim

Në këtë mbrëmje merrnin pjesë Pino Sangermano Zv\ Kryetar i komunës të Shën Mitri\ San Demetrio, Emanuele D’Amico këshilltar dhe përgjegjës mbi kulturën, si dhe Alessia Ponte, recituesja e poezive në italisht.

Merrnim pjesë gjithashtu edhe nga Qendra  albanologjike A.Bellusci, me pjesmarrjen e Avv Tomaso Bellusci President, Emmanuele Rosanova Sekretar i Bibliotekës si dhe unë drejtuesja e Qendrës mbi kërkimet dhe gjuhën dhe kulturën  arbëreshe Ornela Radovicka

Evenimenti u krye pranë  Kolegjit Shën Adriano

Janë emocione të forta kur mendon që në atë more u stërvitën si profesionalisht dhe politikisht figura të shquara, vëllezër të të njëjtit gjak por të destinuar për të qenë larg fizikisht. Ndërsa qëndron në atë oborr ndien  sikur shpirti i tyre si një puhizë vjen e të prek, e të kujton misionin fisnik që ke për të mirën e  kombit.

I urojmë këtij libri  rrugëtim të mbarë, në botën arbëreshe dhe shqiptare dhe Falenderojmë FAA me Drejtuesin e saj Damiano Gualiardi!

Ornela Radovicka

Qendra albanologjike kërkime gjuhën dhe kulturën arbëreshe themeluar nga A. Bellusci

Frasnitë\ Kalabri