OJQ-të në Beograd shënojnë 20 vjetorin e krimeve serbe në Kosovë

Organizatat joqeveritare “Nisma e të rinjve për të Drejtat e Njeriut”, “Fondi për të Drejtën Humanitare” dhe “Gratë në të zeza”, gjatë ditës së djeshme kanë organizuar një aktivitet në Beogras, për të shënuar 20 vjetorin e krimeve kundër shqiptarëve të Kosovës. Aktivitetin e tyre këto organizata e shënuan në qendër të qytetit të Beogradit, e cila u cilësua si një klithmë kundër harresës dhe heshtjes së krimeve të forcave të armatosura serbe, ku nëpërmjet këtij aktiviteti iu bë thirrje të gjithë qytetarëve serbb që të ndjejnë dhe të solidarizohen me humbjet e mëdha të shqiptarëve.

Këtë vit, lufta në Kosovë dhe masakrat që u bënë pothuajse në cdo vend shëuann 20 vjetorin, nndërkohë që akoma asnjë kriminel I luftës nuk është akuzuar për veprat kriminale ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare në Kosovë. Kuvendi I Kosovës javënn që shkoi nxorri iniciativën për hartiminn e ligjit në bazë të së cilit do të niseshin aktakuza nndaj këtyre personave.

Ndërsa nga lufta e fundit në Kosovë, mbetën mbi 10 njerëz të vrarë, dhjetëra të zhdukur për fatinn e të cilëve akoma as sot nuk dihet asgjë.