Nxënësja nga shkolla ‘Zekeria Rexha’ përfaqëson Kosovën në Kroaci

Në konkursin ndërkombëtar për ditën e Evropës që u mbajt në Kroaci, nxënësja Gjoana Paloka nga shkolla ‘Zekeria Rexha’ është radhitur në vendin e katërt me punimin e saj në vizatim.

Vizatimi përshkruan periudhën e pandemisë dhe lidhjen e të rinjëve me telefonin në atë kohë. Kjo garë është zhvilluar online dhe në gjuhën gjermane, ku pjesëmarrës ishin 148 nxënës nga 3 kontinente dhe 14 shtete.

Faqja zyrtare e shkollës shkruan se Gjoana ishte finalistja e vetme nga Kosova dhe se punimi i saj është vlerësuar me vendin e katërt në kategorinë e fëmijëve për gjuhën gjermane me temën ‘Der Jugende gehoert die Zukunft’.