“N’vrap me cikat”

19

Vetëm edhe pak minuta na ndajnë nga fillimi i mini-maratonës, që pritet të fillojë në ora 11:00 në Pejë. Kjo mini-maratonë është organizuar në kuadër të Rrjetit të Edukatorëve Bashkëmoshatar dhe titullohet “N’vrap me cikat”.

Qëllimi i organizimit të kësaj mini-maratone ka të bëjë me mobilizimin dhe motivimin e vajzave dhe grave që të merren më shumë me aktivitete sportive

Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë shumë personalitete të fushave të ndryshme nga Kosova.