Nuk ka fruth në Kosovë

Përgjatë janarit, shkurtit dhe marsit të këtij viti, në Kosovë janë shënuar shtatë raste të reja të personnave me fruth. Këto të dhëna i ka bërë publike Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, sipas të cilave të dhëna është bërë e ditur që Kosova nuk ka dhe nuk duhet të frikësohet për praninë e epidemisë së fruthit.

Përderisa Maqedonia e Veriut ka shpallur gjendje të epidemisë së fruthit në të gjithë territorin e saj, ku që nga fillimi i vitit janë regjistruar katër viktima, ndërsa 961 të tjerë janë infektuar, 60% prej të cilëve janë jashtë Shkupit.

Lidhur me këtë epidemi ka reaguar edhe Organizata Botërore e Shëndetit, duke treguar  se numri i rasteve të fundit me fruth në mbarë botënn, vetëm përgjatë këtyre tre muajve është trefishuar, ndërkohë që ka kërkuar që të merren masat e duhura dhe të shtohet kujdesi në mënyrë që kjo epidemi të mos marrë përmasa më të gjera. Është paralajmëruar që kujdesin më të madh ta tregojnë fëmijët, sepse mesa duket ata atakohen më së lehti.