«Nostalgjia» e shkrimtarit arbëresh, Mario Caliva shfaqet në Uster

429

Monodrama «Nostalgjia» e shkrimtarit arbëresh, Mario Calivà shfaqet në Uster: Datë 26 Shkurt 2020 ora 18. Në Uster të Cyrihut, shfaqet monodrama «Nostalgjia» e Mario Calivas (Jaren Martide), në interpretim të autorit.

Mario është një figurë shumëdimensionale nga Hora e Arbëreshëve në Sicili dhe shquhet si shkrimtar, dramaturg e regjisor. Pianistja Ermira Lefort bën Ilustrimin muzikor në piano, të interpretimit të krijimit letrar të Mario Calivà, monodramën “Nostalgjia”.

Programin e begatojnë grupi i fëmijëve “Bashkimi” nga Usteri, Teatri “Aktrimi” nga Cyrihu dhe një ekspozitë e fotografive të gazetarit, Rexhep Rifati.

Organizator janë: Portali «prointegra.ch » & SHKSH “Bashkimi” nga Usteri. Hyrja është e lirë, ndaj ftohen mërgimtarët për një pjesëmarrje më të madhe!

Adresa: Mehrzwecksaal Kreuz, Apothekerstrasse 13/ 8610 Uster