NJOFTIM PËR QYTETARËT E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË ZVICËR

Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër, ju njofton dhe jua përkujton se, qytetarët tanë që shkojnë në pushime ose për nevoja të tjera në Republikën e Kosovës, duhet që patjetër të kenë dokumentin valid të udhëtimit– pasaportën e Kosovës, ose fletëudhetimin e lëshuar nga Ambasada në Bernë ose Konsullatat në Gjenevë dhe Cyrih!

Ua theksojmë, se për të kaluar kufijt e Zvicrës nga aeroportet e këtij shteti, për të shkuar në Kosovë, nuk janë valide të përdoren si dokumente udhëtimi: letërnjoftim i Kosovës, viza e punës B, apo viza e punës C. Duhet patjetër që ta keni pasaportën valide ose fletëudhetimin (dokumentin e udhëtimit).

Këtë vërejte, jemi detyruar ta bëjmë, sepse në Ambasadë, në Konsullatën e Përgjithshme në Gjenevë si dhe në Konsullatën në Cyrih, ditëve të fundit ka pasur ankesa dhe janë kërkuar sqarime nga qytetarët tanë, të cilët kanë tentuar të udhëtojnë pa pasaporta (dokumente të udhëtimit), e të cilët janë kthyer mbrapësht nga kufijt e Zvicrës, por edhe nga kufijt e tjerë si të Italisë, apo Austrisë.

 

Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër

Bernë