Njoftim për promovim libri

Një libër për të gjithë, një promovim për të gjithë

Të shtunën, më datën 21 janar 2023, duke filluar nga ora 14:00, në Zürich do të promovohet libri «Rrëfime të shkurtra për një ditë të gjatë. Një kronikë e pazakonshme e shekullit të 20-të» të autorit Enver Robelli.

Të mirëpritur janë të gjithë adhuruesit e librit.

Adresa:
Pestalozzi-Bibliothek (PBZ) Hardau
Norastrasse 20
8004 Zürich
Tel. 044 204 98 40

Pas promovimit, të interesuarit do të kenë mundësi të sigurojnë nga një ekzemplar të librit.

Në këtë aktivitet kulturor parashihet të flasin:

■ Shpresa Jashari nga Universiteti i Edukimit në Zug
■ Adelina Gashi, gazetare e magazinave digjitale Republik (Zürich) dhe Bajour (Basel)
■ Ylfete Fanaj, ish-kryetare e Parlamenit të Kantonit të Luzernit dhe kandidate për ministre në kantonin e Luzernit
■ Omer Xhemali, drejtor i Klinikës së Kardiokirurgjisë në Universitetin e Zürichut
■ Nga libri do të lexojë autori Enver Robelli
■ Moderimi: Xhetare Rexhaj
■ Hapja e promovimit nga Suela Jorgaqi, drejtuese e Pestalozzi-Bibliothek

Promovimi do të përmbyllet me një pritje ku do ketë më shumë se bukë e kripë e zemër.