Një tjetër libër, dëshmi i krimeve të luftës në Kosovë

35

Edhe një libër më shumë që dëshmon për krimet e luftës që janë kryer ndaj popullatës së pafajshme shqiptare në Kosovë nnga kriminelët serb.

Afrim Caka nga Gjakova, ka përmbledhur në 1300 faqe të librit, dëshmitë që tregojnë dhe argumentojnë krimet e bëra nnë qytetin e Gjakovës. Ai ka thënë se janë me përpikmëri të paraqitura rastet cdo kund ku ka pasur dhunë. Për ti mbledhur të gjitha këto dëshmi, Cakës i është dashur ti vizitojë 4600 shtëpi  dhe ka biseduar me një numër të madh të dëshmitarëve okularë, të cilët kanë rrëfyer për ngjarjet tragjike.

Vet autori, i cili është edhe dëshmitarë i Masakrës së Dubravës, thotë të ketë parë organet e njeriut të nxjerra jashtë, pamje si mos më keq, aq tmerruese sa nuk i harron dot as sot. Dëshira më e madhe e tij është që të krijohet një tribunal për gjykimin e krimeve ndaj Kosovës dhe ky libër i tij të shërbejë si dëshmi. Ndërsa është shprehur optimist të marrë përkrahje insitucionale që ta botojë këtë libër.