Një rrënjë dafine nga vendlindja e Aristotelit

 

Përshtypje nga një vizitë në Stageira, vendi i lindjes së filozofit më të madh të të gjitha kohërave, pra vendi i lindjes së Aristotelit, i cili për dy vjet ishte edhe mësues i Aleksandrit të Madh- . Stageira – gjendet në lindje të Selanikut edhe atë 90 km, larg nga ky qytet.- Si Stageira ashtu edhe vendlindja e Aleksandrit Madh, Pella gjendeshin nën administrimin e Maqedonisë antike.

Teksti e fotot: Shenasi Aliu

Stageira – është fshat i cili gjendet në lindje të Gadishullit të Chalkidiki-t, ose në zgjatjen e tretë, në formë të gishtit të quajtur me emrin Athos. Zgjatja e parë quhet KASSANDRA, zgjatja e dytë quhet SITHONIA dhe zgjatja e tretë quhet ATHOS, në të cilin gjendet edhe Mali i shenjtë me të njëjtin emër ATHOS, po ashtu gjendet edhe një Manastir në të cilin kanë mundësi me e vizitua vetëm gjinia mashkullore edhe atë me leje speciale dhe me hyrje vetëm nga deti dhe jo përmes rrugëve tokësore kështu që, vetëm meshkuj të besimit ortodoks, por me numër të kufizuar deri në 100 meshkuj në ditë. Unë bërë përpjekje dhe kërkesë por nuk arrita ta vizitoj atë Manastir, njëherë tjetër do bëjë të pamundurën që t’ia arrij qëllimit!?

Stageira – gjendet në lindje të Selanikut edhe atë 90 km, larg nga ky qytet. Gjithashtu, Stageira gjendet larg nga vendlindja e Aleksandrit Madh, Pella 175 km. Të dy këto vende ishin apo gjendeshin nën administrimin e Maqedonisë antike. Pra edhe njëri personalitet edhe tjetri ishin të fisit Maqedon të cilët ishin pasardhësit e drejt për drejtë të Pellazgëve. Duhet theksuar se shumë fise të cilët ishin me prejardhje Pellazge nuk ekzistojnë më, përveç shqiptarëve!?

Stageira – si qytet antik ekziston nga shekulli i VI para Krishtit. Fshati sot ka diku rreth 700 banorë është i pozicionuar në breg të detit Egje, është fshat i pastër dhe me natyrë të bukur me male të veshura me bimësi të ndryshme, ku dominon më së shumti dushku. Meqë unë isha në fillim të muajit nëntor aty hasa edhe shumë lloje të kërpudhave të cilat janë të ngrënshme dhe me vendasit mblodhëm kërpudha të cilat jetojnë në simbiozë me dushkun, përgatitëm një darkë të mirë të shoqëruar me verë vendi nga i cili rrush tregonin vendasit se edhe Aristoteli ka pirë verë. Ishte një përjetim i kthyer në kohën e Aristotelit me përjetim të shekullit 21.

ARISTOTELI – ka lindur në vitin 384 para Krishtit në Stageira dhe ka vdekur në vitin 322 para Krishtit, në Chalkis të ishullit Euba. Aristoteli ishte biri i një familje mjekësh, që në moshën 17 vjeçare, udhëtoi për në Athinë dhe u regjistrua në Akademinë e Platonit (Akademia ishte shkollë prestigjioze e kohës e themeluar nga Filozofi Platon). Pra siç duket nga studimet Aristoteli ishte nxënës i Platonit dhe aty ai studjoi ose mësoi shkencat Sociale, Filozofi natyrale, Logjikë, Biologji, Fizikë, Etikë, Teori qytetërimi……..

Aristoteli qëndroi në Athinë 20 vjet, ku përfundoi studimet dhe punoi si mësimdhënës, kjo përvojë filloi në vitin 367 para Krishtit dhe zgjati deri në vitin 347 para Krishtit, në këtë vit Aristoteli u largua nga Athina.

Aristoteli dhe Aleksandri madh vinin nga i njëjti shtet, pra nga Maqedonia antike. Gjithashtu, Aristoteli ishte mësues i Aleksandrit në kohëzgjatje prej dy vjetësh, në vitin 343/342. Kurse, në vitin 335/334 para Krishtit, ai prapë kthehet në Athinë.

Aristoteli në Historinë e njerëzimit njihet si një nga filozofët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Prandaj, edhe rryma e tij filozofike njihet edhe si ARISTOTELIZËM. Nga maksimat më të njohura të tij njihet kjo: “Platonin e kam mik, por më shumë që e dua Palatonin, e dua të vërtetën!”

Për mua dhe për Naxhien ishte një nga kujtimet dhe përjetimet më mbresëlënëse të gjithë eksplorimit antik, të ecësh nëpër ato shtigje ku ka bërë ecejaket e tij i madhi Aristotel vërtetë është përjetim ekzaltues!!!……..

Kujtimin më të bukur nga kjo vizitë e kam dhe e cila do jetoj gjeneratë pas gjenerate si dhuratë më e cilësuar është se; nga vendlindja e Aristotelit dhe mu aty afër shtëpisë së lindjes, e kam marrë një rrënjë Dafinë të cilën e kam mbjell në kopshtin tim në fshatin Vaksincë, për mua është bima më e veçantë dhe me histori të veçantë!