Një pikëtakim në Paris

 

Parisi këto ditë përpiqet që të gjejë aromën e një kohe që flenë aq bukur në memoaret tona!

 Nga Musa Jupolli, Paris, 15 maj 2020

Pas dy muajve, takim me Abidin Krasniqi në Sheshin Nation. Ishte kënaqësi në këtë kohë të pa kohë ku dielli na ishte në takim dhe më vëmendje dëgjonte bisedën tonë që muar sa për punën e Abidinit aq edhe t’imës për letrat shqipe, për kulturën dhe mallin e Atdheut !
Parisi këto ditë përpiqet që të gjejë aromën e një kohe që flenë aq bukur në memoaret tona!
Na mungojnë libraritë, na mungojnë bisedat me një kafe ku vallëzojnë shtojzovallet, aktorë e krijues nga mbarë bota!
Po Parisi ka medaljen tjetër që përçon ndjenja për shkrime të reja, Parisi nuk njeh gjumë, nuk njeh lodhje, ka frymën e qëndresës dhe nuk ipet!

Me këtë rast në këtë takim shumë të këndshëm e mbresëlënës , pas mbylljes sonë të gjatë për shkak të pandemisë, Abidinit i dhurova librin me poezi nga Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë “ORA POETIKE” !

PS: Këta dy krijues tanë përbëjnë një pjesë të elitës shqiptare në Paris: Musa Jupolli, poet, njëherësh kryetar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë e Abidin Krasniqi, një përkthyes brilant nga shqipja në frëngjishte, ka përkthye “Lahutën e Malcisë” së Fishtes. (Plotësim i Redaksisë)