Basketbolli është një sport i popullarizuar që ofron shumë avantazhe për shëndetin fizik dhe mendor. Por jo të gjithë basketbollistet kanë të njëjtat mundësi dhe kushte për të arritur potencialin e tyre.
Nga Florije Avdiu, Zürich
Në këtë postim do të flas për një grup vajzash të talentuara dhe të pasionuara që luanin basketboll në Klubin “Prishtina” në Prishtinë, të cilat i takuam gjatë vizitës sonë në shkurt 2023. Ato na impresionuan dhe na frymëzuan mua, familjen time dhe vajzat e mia, Rona dhe Ema Avdiu, që luajnë gjithashtu basketboll për klubin “Divac” në Cyrih. Ne si familje kemi vendosur ti mbështesim këto vajza sepse:
1. Ato trajnohen në kushte të vështira
Ato vajza të reja të talentuara ushtronin çdo ditë në mbrëmje nga dy orë e disa prej tyre edhe dy orë në mëngjes. Me bëri përshtypje shumë se si ato vajza përmes sportit kishin krijuar një rreth të shëndosh edukativ dhe të kulturuar. Kushtet ku ato stërvitnin nuk ishin as përafërsisht me kushtet që vajzat e mia i kanë këtu në Cyrih. Por rezultati që ato kishin arritur në stërvitje ishte për tu mahnitur.
2. Ato kanë një trajner me përvojë dhe të përkushtuar
Vajzat trajnohen nga Ibrahim Karabegu, një sportist profesionist me shumë përvojë dhe pasion për sportin. Ai nuk është vetëm trajner, por edhe edukator dhe mentor për vajzat. Ai nuk ua mëson vetëm bazat e basketbollit, por edhe vlera të rëndësishme si bashkëpunimi, respekti dhe ndershmëria.
3. Do të ishte mirë të ndajnë përvoja me basketbollistet tjera
Vajzat basketbolliste nga Prishtina janë të hapura për njohje dhe përvoja të reja. Ato u miqësuan me vajzat e mia, Rona dhe Ema Avdiu që luajnë në klubin “Divac” të Cyrihut, gjatë vizitës sonë në Prishtinë. Vajzat mes vete ndanë përvojat e tyre dhe mësuan njëra prej tjetrës. Një vizitë e vajzave në Zvicër do ta zgjeronte horizontin e tyre kulturor dhe do ta plotësonte talentin sportiv.
4. Ato kanë talent dhe potencial
Vajzat basketbolliste nga Prishtina nuk janë vetëm punëtore dhe të motivuara, por gjithashtu kanë talent dhe dhunti për sportin. Ato tregojnë një inteligjencë të lartë në lojës, aftësi dhe shpejtësi në fushë. Ato luajnë si një ekip bashkë dhe mbështesin njëra-tjetrin.
5. Ato kanë nevojë për mbështetjen tonë
Vajzat e basketbollit nga Prishtina kanë një ëndërr të madhe: të luajnë një herë në Zvicër. Ne dëshirojmë t’i realizojmë këtë ëndërr dhe planifikojmë të organizojmë një ndeshje miqësore midis klubit të tyre Prishtina U16 (nën 16 vjeç) kundër një klubi Cyrih U16.
6. Familja ime do ti ndihmoj gjithsesi
Momentalisht jemi në fazën e sigurimit të vizave për sportistet. Sapo të përfundoj procedura e marrjes së vizave do të na duhet përkrahje nga komuniteti ynë që përballojmë aspektin financiar të këtij ekskursioni.
Ne planifikojmë që një ekskursion sportiv bashkë me lojën, do të ishte ideal ta realizojmë nga 20-24 Prill 2023.
Një pjesë të shpenzimeve për akomodim, do ta mbuloj bashkë me bashkëshortin tim Skender Avdiu i cili punon si Product Manager Cardinal Health.
Përndryshe Klubi i Prishtinës nuk ka asnjë sponsorë vendor ose nga jashtë prandaj çdo formë e përkrahjes nga individët ose bizneset tona në Zvicër do ta realizonte ëndrrën e vajzave tona që të luajnë në Zvicër
Duke u mbështetur në traditën solidarizuese të komunitetit tonë, shpresoj shumë që edhe kësaj here do të na ndihmoni ta realizojmë dëshirën e fëmijëve tanë sportist nga Prishtina.
Faleminderit për vëmendjen tuaj! Shpresoj që do të jeni po aq të entuziazmuar për këto vajza sa unë dhe familja ime!
Për informacione më të gjera, dhe për bashkangjitje në iniciativë ju lutem na kontaktoni në çdo kohë.
Florije Avdiu
Riedhofstr243
8049 Zürich
+41 76 449 21 38



















