Një i ri nga Gjilani, humbet jetën në binarët e trenit në Zvicër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes që kaloi në Cyrih të Zvicrës, ku ka humbur jetën një 16 vjecar me prejardhje nga Gjilani. Trupi i pajetë i të ndjerit është gjetur në binarët e trenit në Oberglatt të Cyrihut, ndërsa akoma nuk janë bërë të ditura rrethanat se si ka ndodhur aksidenti. Deri më tani dihet vetëm se i riu mund të jetë goditur për vdekje nga treni. Ndërsa bëhet e ditur se ai nuk ishte kthyer në shtëpi që nga e enjta që shkoi.

Familjarët janë shprehur të pikëlluar rëndë nga rasti, ndërsa janë shprehur të humbur nga gjithcka cfarë ka ndodhur. Ata kanë thënë se nuk qenka aspak e lehtë ta varrosim djalin në moshë kaq të re.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të premten, në varrezat “Friedhof Chilisbaum”, Ifangstrasse 100 në Rümlang/ZH.