Një hap i mirë politik i qytetit të Bernës

Berna synon një mbrojtje më të mirë juridike për të huajt që rrezikojnë t’i humbin disa të drejta për shkak pranimit të ndihmës sociale, si pasojë e pandemisë.

Nga Lirim Begzati, 7.7.2020

Në këto kohëra kur disa kantone hezitojnë, e ndërsa disa të tjerë ndoshta nuk e kanë ndërmend të ndërmarrin ndonjë masë konkrete, institucionet politiketë qytetit të Bernës janë duke bërë një hapë të rëndësishëm në drejtim të ofrimit të një mbrojtje më të mirë juridike statusit të qëndrimit të disa personave të huaj.

Siç dihet, pranimi apo varësia nga ndihmat sociale mund të çojë deri te humbja apo mos vazhdimi i lejes së qëndrimit ose të paraqesë ca pengesa për fitimin e shtetësisë së Zvicrës.

Kjo shkakton si pasojë atë që me gjithë faktin se disa personahuaj kanë nevojë të kërkojnësë paku përkohësisht një asistencë financiare nga shteti prapëseprapë ata nuk iu drejtohen shërbimeve sociale, për arsye të frikës se marrja e ndihmave mund tinxjerrë telashe në nivel të statusit të qëndrimit apo fitimit të shtetësisë.

Për me ofruar një zgjidhje për këtë problematikë, njëiniciativë e ditëve të fundit të këshillit komunal të qytetit të Bernës kërkon, në mes tjerash që, marrë parasysh gjendjen e krijuar nga pandemia, disa raste të varësisënga ndihmat sociale të mos ndëshkohen, qoftë në kuadër të shqyrtimit të kërkesave për vazhdimin e lejes së qëndrimit, qoftë gjatë aplikimet për shtetësi.

Propozimi i këtillë kërkon tani edhe mbështetjen e qeverisë kantonale, duke synuar kësisoj edhe nevojën që t’i jepet një peshë e vërtetë juridike iniciativës së marrë.

Kjo dëshmon se këtu nuk është fjala vetëm për një iniciativë pragmatike, pasi që ajo shkon shumë më larg dhe simbolizon edhe një shprehje vullneti në përputhjeme nevojat e situatës së krijuar. Pra, një shembull frymëzimi që mundet apo duhet t’iu shërbej edhe shumë të tjerëve, qoftë në nivele kantonale qoftë në ato komunale.

Tash për tash, nuk ka nevojë me shprehur një entuziazëm të tepruar ndaj iniciativës në fjalë, pasi që në planin e mirëfilltë juridik, ajo i takon fushës së një vullneti politik, pa ndonjë efekt detyrues ndaj autoriteteve administrative të ngarkuara me dosjet e migracionit dhe shtetësisë.

Mbetet tani që të vëzhgohet çështja e jetësimit praktik të propozimit të bërë. Në fakt, duket sadopak vështirë me vlerësuar paraprakisht se si do të interpretohen konkretisht në planin praktik rastet e ndryshme që paraqiten dhe që do kenë nevojë për mirëkuptim nga ana e autoriteteve vendimmarrëse.

Kurse dihet se autoritetet e migracionit dhe ato të ngarkuara për shtetësi shpesh mbajnë qëndrime tejet të ashpra, sidomos ndaj dosjeve të personave që janë varur një kohë të caktuar nga ndihmat sociale.

Me fjalë të tjera, vështirë është sot të vlerësohet ajo se sa do të përfillet një vullnet i një autoriteti politik nga ana e institucioneve të administratës publike që merren me dosjet e kësaj natyre.

Sipas të gjitha gjasave, nëse vullneti politik do të duhej të shkojë deri në fund, atëherë do të preferohej njëfarë formalizimi, i cili do të duhej të kalojë përmes ndryshmit të disa dispozitave ligjore që i prekin këto çështje apo së paku të adaptohet interpretimi i dispozitave ekzistuese në përputhje me nevojat dhe situatën e krijuar si pasojë e pandemisë (për shembull, të mos tregohet një ashpërsi e tepruar ndaj personave që janë të detyruar të kërkojnë ndihmë nga shteti pasi që vështirësitë financiare lidhen drejtpërdrejt me pasojat ekonomike të pandemisë, etj.).

Le të shpresohet se do të ketë një harmoni ndërinstitucionale (atij politik dhe administrativ vendimmarrës) në implementimin konkret dhe praktik të kësaj iniciative shembullore të institucioneve politike të Bernës.

Mbi autorin:
Lirim Begzati është Jurist, MLaw dhe noter me zyre në Neuchatel të Zvicrës.

www.cabinet-begzati.ch