Një ditë me Qëndresën

Ishte hera e dytë që po e takoja dhe më dukej sikur po njiheshim prej kohësh. Sikur na bashkuan shumë gjëra, duke u nisur nga qyteti i origjinës Gjilani, pastaj lagjja e njejtë ku kishim pasur shtëpitë e deri tek kauzat e njejta që i kemi sot, secila nga ne.

Me Qëndresën na bashkoi shumëcka, por unë mendojë se ishim fatlume që gjetëm njëra-tjetrën dhe për këto dy ditë ndamë eksperienca të shumta. Si një politikane e re, një vajzë deputete dhe kryetare kuvendi, dhe në anën tjetër unë si një nënë e re, këshilltare komunale ku pavarësisht angazhimeve, po ia dalë ta nxjerrë në pah interesin e përgjithshëm, nuk na doli të ketë qenë me pak sfida , as për mua, njejtë si as për atë.

Qëndresa më rrëfeu shumë për jetën e saj, për atë që ka kaluar dhe për sfidat që i ka kapërcyer për të arritur këtu është sot. Teksa po shkonin bashkë për në Prishtinë, unë vozisja dhe e dëgjoja, e ajo më fliste për dicka që më la jashtëzakonisht përshtypje. Më tha që ka pasur një përkrahje të jashtëzakonshme nga të gjithë, nga familja, nga shoqëria, nga partia e saj dhe nga të gjithë shqiptarët pa dallim. Më tha që aq e madhe kishte qenë kjo përkrahje, sa nuk e dinte si do t’ia dilte po të kishte qenë vetëm. Fliste me një dashuri tejet të madhe për shqiptarët, cdo projekt të sajin për në të ardhmen e lidhte me ata, ajo e dinte që bashkë do të mund të bënin shumë gjëra të bukura, por e dinte që këtë edhe do ta bënin. Qëllimi për të punuar për interesin e përgjithshëm, dhe jo për interesa të caktuara individuale, qëllimi për të ngritur zërin e qytetarit dhe për ti dalë atyre në ndihmë, qëllimi për të quar përpara kauzën e gruas, rinisë dhe zhvillimit, ishte pika kryesore ku bashkoheshim me idetë tona.

E kuptova që sa shumë rëndësi ka të jemi të bashkuar, të lidhur rreth një kauze të përbashkët. E kuptova sa shumë të lartëson një ndihmesë nga dikush që ndoshta në shikim të parë të duket e vogël. Por, gjithashtu e kuptova sa larg jemi ne në Kosovë, nga funksionimit i rregullt. Sa shumë zhurmë na duhet të bëjmë, kur mbajmë një seancë të rregull të Kuvendit Komunal. Sa shumë na duhet të përpiqemi që ti bëjmë të na japinn fjalin dhe të na respektojnë kohën që na takon. E për dallim, Qëndresa më tha që kur një asambleist fletë në Kuvendin që ajo udhëheqë, askush nuk guxon ta ndërpresë atë, derisa të përfundojë.

Me Qëndresën lidhëm një shoqëri dhe një bashkëpunim që shpresojë të vazhdojë gjithmonë. Bashkë bëmë edhe plane, por shkëmbyem edhe ide. Unë i ofrova mbështetjen dhe përkrahjen time, për cdo gjë që ajo konsideron se mund ti dalë në ndihmë, ndërsa i premtova që së shpejti do ta vizitojë edhe në Zvicër.

Urojë që sukseset e Qëndresës të mos ndalen kurrë. Cdo sukses i saji, e bënë krenar cdo shqiptarë. Cdo sukses i saj, e privilegjon kombin tonë dhe i tregon botës së për cfarë janë të aftë shqiptarët. Prandaj urojmë që shpëjtë ta shohim në parlamentin nacional të Zvicrës dhe Qëndresa le ti tregojë të gjithëve, se një vajzë shqiptare, është rrumbullaksimi i cdo virtyti të mirë që mund të ketë një njeri.