Eleonit Smajli, Zvicër, 23 mars 2020
Apeli i sotshëm nga deputetet zviceran nuk është thjesht apel nga 6 deputetë të rëndomtë. Ka tri gjëra që e bëjnë këtë apel të jozakonshëm:
– Është apel i të gjithë spektrit politik, me përfaqësues nga të gjitha (!) fraksionet (socialdemokratët, të gjelbërit, liberalët e gjelbër, fraksioni i mesëm dhe liberalët) përpos fraksionit të djathtë të SVP-së, i cili në vitin 2008 ka qenë kundër Pavarësisë së Kosovës (le të shërbej ky fakt edhe si mësime për mërgatën shqiptare për zgjedhjet e radhës së kush duhet kategorikisht të përjashtohet nga fletëvotimi ynë). Madje motrat ideologjike të LDK-së e mbështeten apelin, fakt që flet mjaftueshëm për veti. Mocioni nuk ka të bëj me interesin politik të LDK-së ose të vendit, por kryekëput me interesat personale të qarqeve kriminale.
– Zvicra është e njohur për qëndrimin neutral në arenën ndërkombëtare. Me hyrjen e Micheline Calmy-Rey (një avokate e madhe e Pavarësisë së Kosovës) në qeveri në vitin 2003 ndryshoj paradigma e neutralitetit pasiv në atë të neutralitetit aktiv. Ajo e shpjegonte këtë qëndrim neutral modern kështu: “Ne nuk i dalim njërës ose tjetrës parti në krah. Ne i dalim krah të drejtës”. Neutralitetin aktiv e bazon në të drejtat e njeriut dhe të drejtat ndërkombëtare, gjithëmon me qëllim të ndërtimit të paqes dhe jo sigurimit të paqes.
Domethënë: Në njërën anë nevojitet një zhvillim jashtë zhvillimeve ditore të politikes dhe mospajtim përtej mospajtimeve të zakonshme ideologjike dhe gjeopolitike (p.sh. e djathta ose e majta, ShBA ose Rusi) që institucionet zvicerane të prononcohen mbi situaten e politikes së brendshme të një shtetit tjetër. Në anën tjetër do të thotë kjo që karshi situatës politike në Kosovë, nuk i lejon parimi i neutralitetit aktiv të qëndron në heshtje. Nuk mund të qëndroj Zvicra neutral përball një situate tërësisht asimetrike. Prandaj apeli s’është thjesht në mbështetje të LVV ose të qeverisë, por mbi githash në mbështetje të së drejtës.

– Nuk apeluan disa deputetë të rëndomtë, sepse apeluan kryetarja e Komisionit të politikës së jashtme si dhe dy kryesuesit e grupit parlamentar për marrëdhëniet Zvicër-Kosovë, pra Tiana Angelina Moser, Doris Fiala dhe Cédric Wermuth. Kush merret me politiken zvicerane, e kupton se çfarë peshe politike kanë të tret në partitë përkatës, ashtu siç e kanë në lidhje me politiken e jashtme edhe Sibel Arslan, Fabian Molina dhe Niklaus-Samuel Gugger.