(Foto shënim nga Rexhep Rifati)
Sonte kur as nuk jemi duke menduar për gjumë nga gëzimi i madh që na solli ylli ynë i futbollit dhe i kombëtares zvicerane – Xherdan Shaqiri , nuk dita që ti dhuroj atij tjetër, pos disa nga fotot që realizova dy ditëve të fundit në Qytetin e bukur të Bazelit, në trekëndëshin Zvicër- Gjermani- Francë, që dallon sidomos me një veçori nga metropolet tjera të Zvicrës, me Universitetin më të vjetër në shtetin helvetik: të themeluar qysh më 1460, plot 554 vjet më parë.
Fotot i realizova në ndërtesën e Parlamentit të Kantonit të Bazelit, gjatë një pritje nga kryetari i parlamentit që i bëri një delegacioni të komunës së Gjakovës, si dhe në ekspozitën botërore të Arteve me emërtimin : “ Art Basel”, në ndërtesën e panairit të këtushëm, ku punimet e tyre i kishin ekspozuar me qindra piktorë, skulptorë e fotograf , nga të gjitha kontinentet .
Xherdani tashmë më nuk është bërë vetëm hit i ditës por edhe krenaria jonë e madhe, që na ngazëlloi aq shumë në këtë mbrëmje, ndërsa që dëshira e të gjithë neve është që atë ta shohim edhe në finalen e këtij botërori.