”Një jetë…në tri epoka”, punuar me përkushtim e vërtetësi për profesorin Astrit Leka

Ky film i shfaqur në Universitetin e Gjenevës, paraqet një dokumentar të arrirë për figurën prej intelektuali e atdhetari të profesorit, Astrit Leka, që tashmë ka shkelur të 94-tatë , duke lënë pas veti një histori sa të bujshme aq edhe interesante-. Filmi me skenar e regji të Engjëll Ndocajt dhe kamerë të Arben Tafili, prodhim i Radio Televizionit Shqiptar, i përket ekipit që tash më ka realizuar mbi njëqind e sa filma dokumentarë përmbajtjesh të ndryshme

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Duke e njohur e përcjell për më tepër se dy dekada personalitetin e shquar shqiptar, profesor Astrit Lekën, me banim në Gjenevë, e bëra me shumë kënaqësi një udhëtim me tren (më 2 Dhjetor 2018) , prej rreth 600 kilometrash, në dy drejtimet, Cyrih- Gjenevë, për të marrë pjesë në ceremoninë e e shfaqjes së premierës së filmit dokumentar :”Një jetë…në tri epoka”, me skenar e regji të Engjëll Ndocajt dhe kamerë të Arben Tafilit, prodhim i Radio Televizionit Shqiptar, të cilët deri më tash kanë realizuar mbi njëqind e sa filma dokumentarë me peshë e vlerë të veçantë, e që kishin udhëtuar nga Tirana për shfaqjen e kësaj premiere me rëndësi jo vetëm për figurën e profesor Astritit. Organizatorë të kësaj ngjarje kulturore-filmike ishte Komuniteti Shqiptar i Gjenevës, Shoqata e Studentëve Shqiptar dhe SOLIDEST- Shoqata Ndërkombëtare për zhvillimin e Vendeve të Lindjes

Filmi bënë fjalë për rrugëtimin e bujshëm jetësor të profesor Astrit Lekës, që tash ka shkel në të 94-tatë, por që edhe më tej është i pranishëm në jetën shoqërore si të komunitetit në Gjenevë si dhe në veprimtaritë e shoqatave të veteranëve të luftës së dytë botërore në shumë anë të globit.

Përmes filmit shihet rrugëtimi i gjatë i profesor Astrit, që nga jeta e tij si nxënës, partizan dhe veprimtar i palodhshëm për sensibilizimin e çështjes shqiptare, në dekadat e fundit edhe në angazhimin e tij veprues për lirinë dhe pavarësinë Kosovës. Ai ka vizitua shumë shtete të botës dhe kudo që ka shkua ka qenë një misionar i vërtetë i shqiptarisë, ndërsa që njohët si personalitetet më të angazhuara për vendosjen e busteve dhe shtatoreve të Skënderbeut, jo vetëm në Gjenevë por edhe në shtete të ndryshme edhe jashtë kontinentit të Evropës.

Tubimin e sotëm e shpalli të hapur në emër të Komuniteti Shqiptar të Gjenevës, profesor Ali Mehmeti, i cili përshëndeti në veçanti Ramadan Avdiun, shefin e misionit të Konsullatës së Kosovës në Gjeneve, kryetarin e komunës së Skenderajt, Bekim Jasharin, përfaqësuesit e Shoqatës SOLIDEST si dhe miqtë profesor Astritit: shqiptarë, zviceranë e të tjerë.

Përmes një fjalë të shkurtër profesor Astrit Leka, ndonëse është afër që ta rrumbullakësi një shekull jetë, falënderoi të pranishmit, autorët e filmit dhe qiftin Afërdita e Shpejtim Krasniqin për kontributin e dhënë për ardhjen e ekipit nga Tirana dhe shfaqjen e filmit në Gjenevë. Ngjarja u shoqërua edhe me disa pika nga artistë shqiptar e të huaj.

Me rastin e dhurimit të librit tim, “Shtegtimet e një gazetari”, para të pranishmëve potencova momentin se në vitin 1943, Astrit Leka ndonëse i ri erdhi me mision atdhetar erdhi në Ferizaj, ku takoi Tefik Çangën, në atë botë kur unë, që tash kam shkel të 76-tatë, isha foshnje njëvjeçare!

Pasdite me të arritur në stacionin e trenit në Gjenevë më priti miku nga koha e rinisë, Islam Reka, i cili kësaj radhe zëvendësoj vëllain e tij Jakup Reka me të cilin zakonisht i bëj udhëtimet në trojet shqiptare. Me këtë rast përmes shkrepjeve të aparatit kapa edhe ca detaje nga premiera e filmit që sado pak tua ofroj portretin shumëdimensional të profesorit tonë të dashur.

 

.