Kjo eksperience me çoj sa nëpër Kosovë, fal një z. Nazar Mehmeti sa në Prespë apo Teksas, sa në Tetovë apo Gostivar dhe krejt kjo duke falënderuar një organizim te shkëlqyer siç ishte organizimi i bërë me shumë mund nga Ministria e Diasporës.- Një falënderim i posaçëm i shkon komunës se Ferizajt, për një pritje aq te bukur me vallen e bukur autoktone shqipe.-
Teksti: Mimoza Morina (Gjermani) / Fotot: Rexhep Rifati (Zvicër)
Te nderuar/a bashkatdhetarë/e, uroj qe ky emaili im te ju gjej shendosh e mire qe te gjithë juve kudo qe gjendeni.
Pasi dy ditëve te kaluara për mrekulli nëpër Kosovë, me një grup shume te këndshëm siç ishte ky grupi jonë, ku pata nderin të takoj e të njoftoj njerëz të mrekullueshëm, vërtet ndjehem me e pasur si njeri.
Kur them me e pasur mendoj në atë fakt, se njoftova bashkëkombës/e të suksesshëm, qe kane arritur shume neper vendet e botës ku aktualisht jetojnë, me te cilët ishte nder e kënaqësi te ndash ato dyte se bashku si grup. Eksperiencat e tyre dhe i tërë ky përjetim dy-ditor me ka dhuruar kujtime te bukura, qe do i ruaj me xhelozi ne sirtarin tim te kujtimeve me te bukura jetësore.
Kjo eksperience me çoj sa nëpër Kosovë, fal një z. Nazar Mehmeti sa në Prespë apo Teksas, sa në Tetovë apo Gostivar dhe krejt kjo duke falënderuar një organizim te shkëlqyer siç ishte organizimi i bbërë me shumë mund nga Ministria e Diasporës, ku një falënderim te veçantë dua te ja shprehi z. Naim Dedushaj, njëkohësisht znj. Linda Tahiri, z. Naim Gashi dhe pjesës tjetër te ekipit.
Një falënderim i posaçëm i shkon komunës se Ferizajt, qe na bene një pritje aq te bukur me vallen e bukur autoktone shqipe, qe për mua personalisht ishte pritja me e dashur.
Vali Ranch me z.Fehmi Ferati na dhuroi një peizazh te mrekullueshëm dhe për dallim nga ju, unë isha për here te pare atje edhe nuk mund te mos e provoja veten ne kalërim, qofte ai edhe joprofesional siç mund te jete një kalërim profesional nga dikush prej Teksasi. :-
Komunën e Mitrovicës dhe Gjakovës i falënderoj edhe ju uroj suksese, sepse janë te nëpërkëmbura, dashtë Zoti ta marrin veten serish, se pa Gjakovë e Mitrovicë nuk kemi Kosovë e pa Kosovë nuk kemi Shqiptari! Një kompliment ju shkon ekipit te “Qarshia e Jupave” për ushqimin e mrekullueshëm autokton. Përkundër qe atje kam qene shpesh, prapëseprapë është kënaqësi me i vizitua.
Besoj se për shumicën nga ne mbetet një kujtim i këndshëm edhe vizita ne “House of good wines” ne Stonecastle ne Rahovec. Me admirim e shikoja atë teknologun me përvojë 40 vjeçare, qe na mahniti me njohuritë e veta për verën e shijshme te Kosovës, kurse për shijen e verës s’kam koment – ishte shume delikate.
Kjo vizite na mblodhi nga Evropa, Kanadaja, Amerika dhe na solli te gjithëve ne një vend. Ishim ne një autobus dhe a ka me bukur, se pa marr parasysh a kam lindur e jam rritur unë ne Gjermani apo tjetri ne Amerike apo ne Kroaci, te gjithë e flasim gjuhen e bukur amtare, te gjithë vallëzonim shqip! I përmenda këto duke mos harruar qëllimin kryesor për çka edhe ishte kjo vizite dhe uroj qe te kemi sa me shume suksese, sepse sukseset tona janë suksese te te gjithë shqiptareve.
Uroj që edhe matej te ia zgjasim dorën atij qe ka nevoje për ndihmën tonë, se pasuria me e madhe nuk është asgjë nëse ajo nuk ndahet me te vobektin dhe atë qe ka nevojë për te!, I falënderoj te gjithë per respektin e treguar dhe z. Rifati për fotot e bukura, ca nga te cilat i kam postuar ne Facebook-un tim (me te njëjtin emër: Mimoza Morina).
Përfitoj nga rasti te ju njoftoj, se nga data 22 maj unë jam përzgjedh si anëtare e Kryesisë se Unionit te Bizneseve Shqiptare për Gjermani dhe e falënderoj z. Ejup Berisha si kryetar dhe kryesinë për besimin e treguar.
Njeherësh jam duke u përgatitur për prezantimin sa me dinjtoz te Kosovës për herë te pare ne evenimentin e madh qe vizitohet nga 5-6 milionë vizitorë nga mbarë bota dhe njihet me emrin “Kieler Woche” apo për njohësit si: The biggest Sailing-Event in the world.
Për informata me te detajuara hyni ne: www.kieler-woche.de
Kosova do te prezantohet me produkte ushqimore Made in Kosova, si dhe ne pjesën e kulturës me një prezantim te valleve tona ne skenën ndërkombëtare/Internacionale Bühne me datën 28.06.2014 nga 13:00 – 14:00h. Ëshët një sfidë e madhe, por pasi që çdo gjë sfiduese edhe me tërheq qe të punoj me ngulm, besoj se do ia dal me sukses, sepse a ka gjë me te mire, se t’i tregosh botes se Kosova është një vend me zemër te madhe, ku mysafiri pritet me “Bukë e kripe e zemër”.
Të gjithë neve e dimë, se kultura e sporti janë ambasadoret me te mire te kombit, kështu që prezantimi i kulturës sonë do jetë një shtytje e vogël drejt derës se madhe te quajtur EU/BE.
I falënderohem çdokujt për çdo sugjerim te mundshëm, te cilin do e mirëpres me kënaqësi.
Sa për informim: Kieler Woche mbahet nga 20 – 29. 06.2014 ne qytetin e bukur verior Kiel (Gjermani). Ju mirëpres me kënaqësinë më të madhe.
Qofshi te bekuar e paqit shëndet e suksese ju e familjet tuaja – ju priftë e mbara dhe Zoti ju bekoftë!
Të fala te përzemërta nga Kiel-i me një foto te përbashkët, qe e titullova ” Puna e suksesshme e shemb edhe barrikadën me te forte! — te bërë mbi lumin Iber ne Mitrovicë.
Mimoza Morina
Kontakt: +49 177 817 44 63 ( i njëjti numër edhe ne Viber e WhatsApp)
Përmbyll punimet Forumi për Themelimin e Unionit të bizneseve të Diasporës
18/05/2014
Forumi për themelimin e Unionit të Bizneseve të Diasporës, sot më datë 18. 05. 2014, përmbylli punimet duke zgjedhur kryetarin e Unionit të bizneseve nga ShBA-të, vendet e Evropës, Kanadasë, si dhe dy nënkryetarë.
Me këtë rast, afaristët nga diaspora shqiptare, të cilët me iniciativë të Ministrisë së Diasporës, në kuadër të obligimeve që dalin nga përkrahja dhe koordinimi i investimeve nga jashtë, shprehën edhe njëherë përkushtimin që maksimalisht të angazhohen në zhvillimin ekonomik të vendit.
Në këtë solemnitet, kryetarët e rrjeteve të bizneseve të Evropës, ShBA-ve dhe Kanadasë, nënshkruan edhe Deklaratën solemne të Themelimit të Unionit të Rrjeteve të Bizneseve të Diasporës Mbarë-shqiptare. (tekstin e Deklaratës mund ta gjeni të bashkangjitur në fund të dokumentit ).
- Kryetar i Unionit të Bizneseve të Diasporës, me vota unanime nga të pranishmit, u zgjodh z. Nazar Mehmeti.
- Nënkryetar për Amerikën Veriore, u zgjodh z. Elmi Berisha ndërsa nënkryetar për Evropë u zgjodh z. Yll Blakaj nga Austria.
Ministri i Diasporës, z. Ibrahim Makolli, pas përfundimit të punimeve të Forumit, përgëzoi të gjithë të pranishmit për përkushtimin dhe punën e tyre, ndërsa premtoi që ky projekt i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës do të gjen gjithmonë mbështetje.
Ai me këtë rast falënderoi të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, Organizatat Ndërkombëtare dhe afaristët nga Diaspora, të cilët kanë përkrahur fuqishëm procesin e Rrjetëzimit të Bizneseve dhe krijimin e këtij Unioni.
Delegacioni i bizneseve nga diaspora, gjatë vizitës, qëndruan edhe në komunën e Rahovecit, Gjilanit dhe Gjakovës, ku u takuan me kryetarët e Komunave përkatëse si dhe me kryetarin e komunës së Junikut.
Edhe gjatë këtyre takimeve u diskutuan forma të ndryshme të mundshme për bashkëpunim, ndërsa Komunat shprehën gatishmërinë e tyre që t’u ofrojnë afaristëve infrastrukturë dhe mundësi të të bërit biznes, si dhe unanimisht shprehën përkushtimin maksimal për luftimin e çfarëdo pengese në të cilën ata mund të hasin gjatë zhvillimit të aktiviteteve të tyre afariste.
Deklarata e themelimit të Unionit të Rrjeteve të bizneseve të diasporës
Ne, përfaqësuesit e rrjeteve të bizneseve të Diasporës në Evropë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada, të mbledhur në Prishtinë,
Duke parë nevojën e krijimit të një Unionit të bizneseve të Diasporës, ashtu që aktivitetet tona të jenë të koordinuara,
Të vetëdijshëm për nevojat të cilat Republika e Kosovës, i ka nga remitencat dhe investimet e Diasporës në zhvillimin ekonomik,
Të përkushtuar që të avancojmë pozitën tonë edhe më tutje që të ndihmojnë shtetin e Kosovës në rrugëtimin drejt integrimeve euro atlantike,
Duke shprehur interesimin tonë të përbashkët në hulumtimin e tregut Kosovar për investime kapitale,
Si një organ i ndërmarrësve të suksesshëm nga fusha të ndryshme, që ndajmë pikëpamjen e përgjithshme se biznesi dhe të gjitha strukturat e institucionet afariste, krijohen dhe zhvillohen për nevojë të transformimit, ashtu që, shndërrohen në një zë të shprehjes së vullnetit të mirë për t’i qëndruar afër atdheut jo vetëm përgjatë historisë në kohë lufte, por edhe në kohë të zhvillimit ekonomik,
Të vetëdijshëm se biznesi krijon vlera, dinjitet njerëzor në punë dhe i transformon komunitetet dhe jetën e tyre duke ofruar mundësi për një prosperitet dhe mirëqenie të jetës së qytetarit bazuar në parime universale, si:
Përkushtimi – zell për një mision duke shprehur vullnet dhe angazhim maksimal
Modestia – zotim të shërbejë edhe për të tjerët me respekt
Besimi – kurajë për të ndërmarrë rreziqe
Integriteti dhe Shpresë për një jetë më të mirë për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe prosperitet të atdheut tonë,
Duke falënderuar të gjitha institucionet që ndihmuan në jetësimin e këtij projekti,
Unanimisht marrim vendim që sot, më datë 18 Maj të vitit 2014, në Prishtinë kryeqytetin e Republikës së Kosovës, të themelojmë Unionin e Rrjeteve të Bizneseve të Diasporës.
Me biznesmenët e mërgatës nëpër Kosovë
Në Kosovë qëndroi për disa dit një grup afaristësh të suksesshëm nga mërgata, me organizimin e Ministrisë së Diasporës. Ishin këta afaristë nga shumë shtete të Evropës dhe nga Amerika e Kanada. Ata pos që morën pjesë në një konferencë, ku i fol për mundësinë e investimeve në Kosovë, me autobus bën një vizitë në Mitrovicë, ku u pritën nga kryetari i Komunës, Bahri Rexha, ndërsa në Ferizaj vizituan fabrikën Eurometal, të ngritur nga një afarist shqiptar që është kthyer nga Zvicra. Në Restorantin “Freskia” afaristët u pritën nga Ansambli “Kastriotët”, e pastaj kryetari i komunës Muharrem Sfarqa shtroi një darkë. Nga pozita e një kronisti nga mërgata, jam në shoqërim të këtij delegacioni, ndaj edhe me këtë rast po e jap këtë vizitë përmes disa imazheve . / R. Rifati