Nis fushata lincuese kundër deklaratave të kryeministres serbe

Kryeministra serbe Ana Bernabiq edhe një herë tjetër e tregoi kulturën e saj të egër dhe karakterin e dobët, karshi pozicionit të saj dhe përgjegjësisë që ka kur jep deklarata zyrtare. Ajo të enjten në prani të shefit të delegacionit të BE-së në Serbi, Sem Fabrizio, tha se shqiptarët “janë njerëz të dalë nga mali”. Kjo deklaratë e saj ka nxitur reagime të shumta, ku menjëherë kemi parë të ketë dalë me deklaratë një numër i personave zyrtarë në Kosovë.

Lidhur me këtë deklaratë të Bernabiq, tashmë ka filluar një fushatë në rrjetet sociale Facebook dhe Twiter, me hashtagun “nnjerëzit nga mali” dhe “fjalë për fjalë të shfaqur nga mali” (peoplefromthewood dhe literallyjustemergedfromthewoods).

Kësaj fushate tashmë i jannë bashkuar shumë qytetarë, ndërsa përpos tyre i janë bashkuar edhe shumë fytyra pubblike, sic janë ish-presidentja Atifete Jahjaga, ministry i MPJ-së Behxhet Pacolli, deputetja Mimoza Kusari-Lila, ministri i zhvillimit ekonomik Valdrin Lluga, ambasadorja e Kosovës nnë SHBA Vlor Citaku, ish-zvv.ministri I MPJ-së Petrit Selimi, gazetarja Gjeraqina Tuhina, gazetari Adriatik Kelmendi etj.

Në postimet e tyre në Twitter përveç hashtagut ata kanë shkruar edhe përshkrime të tilla si: “Ecja në pyje është e shëndetshme”,  “Pyjet tona flasin Brnabiq”, “Kur gjuetia nuk shkon siç është planifikuar” etj.

Po ashtu në postimet në Twitter shumica kanë përdorur edhe fotografitë e shqiptarëve nëpër botë siç janë: Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha, Era Istrefi, Ramë Lahaj, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Majlinda Kelmendi, Uta Ibrahimi e shumë shqiptarë të tjerë, duke shkruar se “edhe këta janë nga mali”.

Kjo fushatë kundër kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq ka filluar të marrë përmasa të mëdha në Twitter.