Ngritja e grave shqiptare drejt majave

Shtegtimi, ngjitja dhe në përgjithësi Alpinizmi është një ndër aktivitetet jo vetëm në dobi të shëndetit fizik e shpirtëror, por edhe atij social. Krahas stërvitjes fizike e turizmit, dobisë trupore e shpirtërore, këto aktivitete thellojë e zgjerojnë edhe miqësinë. Zvicra është e njohur për malet e Alpeve. Një ndër majat kryesore të Alpeve është edhe maja equajtur Jungfraujoch afër Bernës, pikërisht vendi që quhet Mönch që gjendet në lartësinë mbidetare prej 4’107 metrash.

Elena Gjika, gruaja e parë që pushtoi majën e alpeve zvicerane Mönch!

Është shumë interesante se këtë majë për të parën herë në tërë historinë e Zvicrës e vizitoi si grua pikërish Elena Gjika (Dora d`Istria), vetëm një vit pas vizitësqë kishin bërë burrat nga Vjena, më 1857. Ka shkencëtarë zviceranë që mendojnë se më të vërtetë Elena Gjika ishte njeriu i parë që kishte vizituar vendin Mönch të Alpeve të Bernës, por nuk ka diskutim se ajo ishte gruaja e parë në histori që vizitoi këtë vend. Pra, Elena Gjika është personalitet që ka lënë gjurmë në historinë e kulturen shqiptare por edhe më gjerë. (Për më shumë shih edhe shkrimin për ketë në prointerga.ch)

Prezantim i dy ngjitëseve të pasionuara
Ky aktivitet sa vjen e fiton në rëndësi edhe në shoqërinë shqiptare. Kësaj radhe do t’ju prezantojmë dy pjesëtare të komuniteti tonë në Zvicër, të cilat shfrytëzojnë çdo rast të dhënë për të zhvilluar me përkushtim e dashuri. pasionin e shtegtimit, ngjitjes e alpinizmit.

Afërdita Gashi, është nga Prishtina, 48 vjeçare, e martuar, nëne e 3 fëmijëve. Në Zvicër jeton nga viti 1991, ku edhe punon 100%. Krahas punës dhe jetës familjare, Afërdita ndër të tjera është edhe alpiniste e pasionuar. Që nga rinia e hershme është marrë me sport – vrapim. Këtë aktivitet sportiv e ka vazhduar edhe në Zvicër, ku ka marre pjesë ne shumë maratona vrapimi dhe ka marrë edhe çmime të ndryshme. Në Zvicër ka marrë pjesë edhe në aktivitete tjera, si në atë të disiplinës së ngjitjes me litarë – via ferrata”. Natyrën dhe bjeshkët i ka pasion dhe përballet me dëshirë me sfida të ngjitjes së majave më të larta. Afërdita na shoqet e saja konsiderohet si mike pozitive, e përkushtuar dhe këmbëngulëse në realizimin e synime ve të saja.

Dije Shaqa Sefa, është nga Lluka e Epërme e Deçanit, jeton në Zvicër nga viti 1993, në Cyrih, ku edhe punon 80%. Dija është e martuar dhe nëne e 2 fëmijëve. Krahas këngës si traditë familjare (Dija është mbesë e rapsodit të mirënjohur shqiptar – Dervish Shaqa dhe bijë e rapsodit e veprimtarit atdhetar Shpend Dervish Shaqës) ka vite që aktivisht ushtron shtegtimin e ngjitjen,. Bjeshkën e ka dashur që nga fëmijëri. Qysh si fëmijë rregullisht ka dalë Zhlep, që njihen si bjeshka e Llukës së Epërme, Lëbushes dhe Strellcit të Ulët!– ku edhe i kanë pasur stanet e tyre. Në Kosovë nuk është marrë me shtegtim, si pasion. Pas një kohe akomodimi në Zvicër, Dija ka filluar me shtegtim individual.

Dija me Afërditën nuk janë njohur më parë. Një i njohur dhe mik familjar i përbashkët i tyre gjatë bisedave të zhvilluara për ketë aktivitet, u ka folur për njëra-tjetrën dhe edhe i ka njohur mes veti. Kështu që ka dy vite, që Dija bashkë me Afërditën së bashku e zhvillojnë me përkushtim aktivitetin shtegtues, alpinizmin dhe ngjitjen. Këtë aktivitete e zhvillojnë pandërprerë sa herë që u epet rasti, në çdo stinë dhe çdo mot.

Ngjitjet kulminante mbi 4000 metrash
Përgjatë këtyre dy viteve të këtij aktiviteti të përbashkët, këto dy shoqe kanë realizuar ngjitje të shumta 3000 metrash në bjeshkët e alpet e Zvicrës.

Ngjitja e tyre ndër më kulminante ka qenë ajo e shtatorit të vitit 2021 ne majat më të larta të Zvicrës, në majën Breithorn 4164 metra në Alpet e Valisit. Ndërsa ngjitja tjetër e dyte e Afërditës dhe Dijës që vlejnë të theksohet ka ndodhur sivjet, në gusht 2022 në majën Allalinhorn 4027 metra (shih foton e ballinës).

Zgjerimi i aktivitetit
Vitin e kaluar në gusht 2021 gjatë pushimeve verore në Kosovë kanë ndërmarrë edhe ngjitjen në majën e Gjeravicës 2656 metra , me ç’ rast Afërditës dhe Dijes iu është bashkangjitur edhe bashkëkombësja tjetër Minire Azemi.

Ndërsa gjatë pushimeve të sivjetme verore – 2022, Afërdita, Dija dhe Minirja ishin pjesëmarrëse në aktivitetin alpinist 3 ditësh të shtegtimit ValbonëTheth, me ç ‘rast iu janë bashkangjitur aktivitetit të organizuar nga Shoqata e mirënjohur «Kosova Hiking Club».

Rritja dhe pasurimi i aktivitetit
Në ndërkohë këtyre dy aktivisteve iu janë bashkangjitur edhe gra tjera shqiptare. Grup ky i grave që ka një vit e gjysmë që zhvillojnë aktivitete të përbashkëta shtegtimi dhe aktivitete tjera shoqëruese si fjetja në tendë, e të ngjashme. Ky grup i bashkëkombëseve dhe aktiviteti shtegtues e ngjitës është duke u rritur edhe me gra tjera. Këtë aktivitet sportiv e rekreativ e bënë edhe me interesant është shoqëria e çiltër dhe kënga që e përcjellë grupin. Dije Shaqa Sefa, si soliste e mirënjohur nëpër aktivitetet e komuniteti tonë në Zvicër dhe më gjerë, shtegtimin e pasuron me pasionin dhe dashurinë që ka për këngën shqiptare.

Grupi në përbërje të Dije Sefa-Shaqa, Afërdita Gashi, Valbona Beqiri, Remzije Osmani, Minire Azemi, sa vjen e rritet edhe me gra të tjera shqiptare, që i bashkëngjiten këtij grupi në aktivitete të veçanta.