Nga e hëna: Mësuesit nga Shqipëria që u torturuan mizorisht nga regjimi jugosllav në Kosovë

Në kuadër të 55 vjetorit të punës sime në gazetari, nga e hëna e ardhshme një fejton dyjavorë në portalin tonë prointegra.ch, kushtuar mësueseve dhe mësuesve që si një flakadan shpërndanë dritën e diturisë, duke dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm për shkollimin e brezave të ri në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe në Pazarin e Ri.

Përgatitur nga Rexhep Rifati

Për t`ia dalë kësaj pune sado pak, gjatë viteve të fundit në Shqipëri bëra përpjekje të mësoj a ka ende mësues të gjallë që shërbyen në Kosovë dhe arrita të gjejë e të takoj disa nga ta apo pasardhësit e tyre. Sigurova ca foto të rralla të këtyre mësuesve me nxënësit e tyre që nga viti 1941 e deri në vitin 1948, kur përmes preteksteve të ndryshme shoviniste, regjimi jugosllav i dëboi shumicën e mësuesve prej nga kishin ardhur.

Karakteristike është se në etapën e parë në vitin 1941 erdhën shumica e mësuesve që kishin kryer Normalen e Elbasanit, ndërsa në të dytën pas vitit 1945 mjaft nga ta ishin kadetë në akademitë ushtarake, por i ndërprenë ato për të shërbyer në Kosovë, sepse iu tha se: “Duhet të shkoni të arsimoni Kosovën se do ti bashkohet Shqipërisë”, ndërsa me të arritur në Prizren, që ishte kryeqytet i Kosovës, morën përgjigjen zhgënjyese: “Jugosllavia është nde një vend i brishtë!”.

Mësuesit nga Shqipëria, shërbyen në dy etapa në Kosovë e në trojet tjera etnike, të pajisur me arsimim dhe ideal të lartë kombëtar, me qëllim të zhdukjes së analfabetizmit dhe të shpërndarjes së diturisë, u pritën krahëhapur nga popullata shqiptare, por që shumë nga ta e pësuan keq nga regjimi sllavo komunistë përmes mekanizmave sadiste, siç ishin OZNA dhe UDB-a dhe ose u arrestuan, burgosën e keqtrajtuan apo edhe u dëbuan në masë të madhe me të vetmin qëllim që më pak të arsimohej popullata shqiptare jashtë kufijve të shtetit shqiptar. Disa nga materialet në këtë fejton janë marr nga autorë të ndryshëm por edhe shkrime të kolegëve të mi, por edhe mjaft rrëfime origjinale nga vet mësuesit që janë gjallë, siç janë Abdullah Laçi- Shabanaj 97 vjeçar që shërbeu që nga viti 1941 e që jeton në Elbasan dhe Selami Kreka 95 vjeçar që jeton në Korçë e që të dy kishin shërbye në komunën e Ferizajt.

Përmes këtij fejtoni në mënyrë më të detajuar, përfshi edhe disa rrëfime autentike, për mësuesit dhe misionarët e parë të dijes e të dritës që shërbyen në Kosovë e trojet tjera shqiptare. Ja disa nga mësuesit për të cilët arrita të siguroj të dhëna më të plota:

  • Ali Hashorva 
  • Hasan Dylgjeri
  • Rrahman Palushi
  • Abdullah Laçi- Shabanaj
  • Vezire Gjiraku Mezini
  • Selami Kreka
  • Albert Karamani
  • Mehmet Gjevori

 Me këtë rast do të lutja të gjithë ata që dinë se a jeton edhe më tej ndonjëri nga mësuesit nga Shqipëria që shërbyen në Kosovë dhe trojet tjera etnike, jashtë Shqipërisë së sotme gjeografike, që të më shkruajnë qoftë përmes fb tim apo edhe emailit: rexheprifati@gmail.com