Gjatë ditës së djeshme dhe të sotme për portalin tonë: prointegra.ch, vura kontakt përmes rrjeteve sociale me disa nga motrat dhe vëllezërit arbëresh të disa zonave të Italisë së Jugut, meqë rast mësova se nuk ka raste konkrete, por se ka shqetësime dhe panik, ndaj edhe në shumë familje dhe katunde kanë përzgjedh qëndrimin brenda shtëpive, larg qyteteve dhe qendrave më të mëdha urbane.
Teksti dhe fotot: Rexhep Rifati
Si vëllai për vëllain, ndjeja shqetësim të vazhdueshëm për gjendjen shëndetësore dhe situatën në përgjithësi të vëllezërve arbëresh, ndaj edhe gjatë dy ditëve të fundit vura kontakte me disa nga drejtuesit e grupeve artistike në lokalitetet më të mëdha arbëreshe siç janë Frascineto e San Benedetto Ullano ( Shën Benedikti ) në Kalabri dhe Hora e Arbëreshëve në Sicili. Me këtë rast tekstualisht po ua përcjelli përgjigjet e tyre, thuaja se origjinal, pasi që të tre bashkëbiseduesit e flasin shqipen për mrekulli:
-Profesor, Michele Greco, kryetar i Ansamblit, “Vëllezërit Arbëresh” Frascineto : “ Faleminderit shumë vëlla i dashur, këtu te na në Frasnite dhe Çivit nuk kemi situatën keq me coronavurus. Kemi frik dhe panik sepse, prandaj rrimi mbyllur si miu në shtëpi.
-Artistja, Paola Napolitano, drejtuese e Grupit artistik, “Kreshnikët e Lirisë”, San Benedetto Ullano ( Shën Benedikti ) : Familja ime është në rregull. Jemi mbyllur në shtëpi. Unë jetoj në qytet por preferova të isha me prindërit në vend. Ndjehemi sikur jemi të mbyllur në një kafaz, por më mirë të parandalojmë. Një përqafim i madh dhe shpresojmë që gjithçka do të kalojë dhe ne mund t’ju përqafojmë përsëri!
-Dramaturgu e shkrimtari, Mario Calivà Jaren Martide, Hora e Arbëreshëve (Piana degli Albanesi) : “Mirëmëngjesi vëlla, këtu te Hora e Arbëresheve, akoma nuk kem, por nuk mend vemi te qytetet e afërme, sepse Italia është zona protetta.”
Mario në profilin e tij të fb ka vendos edhe një moto se si duhet të sjellët Hora e Arbëresheve kundret Cornora virusit. Të shpresojmë që bashkëkombësit tanë, arbëreshët përgjithësisht ta përballojnë me sa më pak telashe këtë situatë.
(Me këtë rast po postoj ca foto nga vizitat e mija në mesin e arbëreshëve)