Nexhmije Pagarusha, një ikonë muzike me zë bilbili

Në kuadër të prezantimeve të ikonave të muzikës shqiptare, kësaj radhe një shkrim për Bilbilin e Kosovës, të madhen Nexhmije Pagarusha me fotot e shkrepura në Zvicër e Kosovë.

Nga Rexhep Rifati

Kësaj radhe portali ynë nga ikonat e muzikës shqiptare, përzgjodhi këngëtaren e mirënjohur Nexhmije Pagarusha, përmes një shkrimi të huazuar nga portali simotër, KultPlus, ku bëhet fjalë për disa tipare dhe vlera që e përcollën gjatë tërë jetës të madhen Nexhmije Pagarusha:

-Ajo asnjëherë nuk ka pranuar të këndoj diçka që i tejkalon vlerat tona e të lë pas dore muzikën e mirëfilltë shqipe, këtë më së miri e dëshmon anulimi i një koncerti në Maqedoni, ku i është kërkuar të këndoj në gjuhën serbe dhe zonja Nexhmije është larguar nga skena dhe nuk ka kënduar fare.

Nexhmie Pagarusha ka përfuduar shkollën e muzikës në Beograd, dhe gjatë gjithë karrierës së saj artistike ka performuar në koncerte në vende të ndryshme të botës, duke e bërë kështu Kosovën të njohur kudo që ka hedhur hap.

1.Në vitet e rinisë Nexhmija ka kënduar vepra të përkthyera nga Bethoven, Verdit e shumë emra të mëdhenj

  1. Ajo edhe sot konsiderohet si një grua shumë e saktë. Ajo, gjatë kohës sa ishte nëpër turne nuk është vonuar kurrë, madje as në prova nuk është vonuar asnjëherë

3.Gjatë gjithë karrierës së saj ka kënduar mbi 150 këngë

4.Kënga më e njohur e saj është “Baresha”, të cilën e ka kompozuar burri i saj Rexho Mulliqi

5.Nexhmija është krahasuar me yjet më të mëdha botërore, sa sa ishte në shkollë në Beograd, madje atë e kanë krahasuar me zërin e rrallë francez Zhyliet Greko. Poashtu profesorët e shkollës së muzikës kanë thënë se është ofendim ta krahasojmë Nexhmijen me ndonjë emër tjetër, sepse zëri i saj është i rrallë.

6.Përveç muzikës ajo ka qenë edhe aktore. Ka luajtur në shumë filma dhe është cilësuar nga regjisorët si një aktore e përkryer.

7.Ka mbajtur koncerte në vende të ndryshme të botës, si në Izrael, Bullgari, Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe në Kosovë e Shqipëri pa dyshim

8.Frika më e madhe e saj është aeroplani.

9.Idhulli i saj i përjetshëm ka qenë gjithmonë babai i saj, i cili ishte mësues me profesion, dhe siç tha Tariku vëllai i saj për Gazetë Metro, gjithmonë do t’i falënderohet atij për suksesin e saj.

10.E ka anuluar një koncert në momentin e parë që ka dalë në skenë në Maqedoni, pasi që publiku ka filluar të bërtas dhe të mos e lejoj të këndoj shqip. Ata i kanë kërkuar të këndoj në gjuhën serbe por Nexhmija i ka mbyllur perdet e skenës dhe është larguar, duke e refuzuar menjëherë kërkesën e tyre, përfundon KultPlus.com

Ja edhe pak biografi për të madhen Nexhmije Pagarusha e cila u nda nga jeta më 7 Shkurt 2020:

Pagarusha, u lind më 7 maj të vitit 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës, pranë Prizrenit në Kosovë. Babai i Nexhmijes, Veseli ishte një mësues dhe nëna e saj Sehide Pagarusha, ishte nga fshati fqinj Nishora, ishte një shtëpiake siç ishte zakon në atë kohë. Në moshën 4-vjeçare, Nexhmie Pagarusha humb nënën, e cila ishte një goditje e rëndë për të, si për çdo fëmijë.

Pak para Luftës së Dytë Botërore, familja e saj u shpërngul në Prizren ku Nexhmije Pagarusha mbaroi shkollën fillore. Ajo vazhdoi gjimnazin në Prishtinë ku kishte një mike të ngushtë, Melihate Hasani, e cila këndonte shumë bukur.

Nexhmije Pagarusha mori pjesë,  dhe gjithashtu këndoi në festivalin e famshëm “Summer Song” dhe për herë të parë regjistroi këngën e përmendur tashmë “Baresha”. Ajo mori pjesë në të gjitha garat muzikore të festivalit “Akorde Kosova”.

Jeta e kësaj ikone të muzikës shqiptare u shua më 7 Shkurt 2020, 87- vjeçare.

( Fotot i kam shkrepur në ambasadën e Shqipërisë, gjatë një kremteje të Ditës së flamurit dhe në Prishtinë, ku për mysafire e Nexhmijes ishte këngëtarja e mirënjohur nga Zvicra, Elina Duni, që gjithashtu këndon disa nga këngët e Bilbilit të Kosovës. )