Nesër në Bernhardzell, të St.Gallenit, promovimi i librit “Arbëreshët…”, të Rexhep Rifatit

Shoqata Shqiptare “Sharri Switzerland”, që drejtohet nga Nagip Mehmeti, nesër më 6 Nëntor 2022 në ora 14, në Lee 5551, 9354 Bernhardzell, kantoni St.Gallen, bën promovimin e librit “Arbëreshët fotosintezë e shpirtit tim” të autorit Rexhep Rifati. Libri është botim i platformës , “prointegra.ch”. Rreth librit dhe autorit do të flas,  Dr. Vaxhid Sejdiu ndërsa moderimin do ta bëj aktori, Ramadan Morina.

Programi do të begatohet me disa pika artistike nga Shoqata nikoqir, “Sharri Switzerland”, në përgatitje të koreografit, Arsim Berisha.

Organizatori fton të gjithë dashamirët e librit për pjesëmarrje në këtë akt promovimi, ku përmes këtij libri pasqyrohet jeta e arbëreshëve në 50 ngulime në Jug të Italisë. Mjetet edhe nga shitja e këtij libri, do t`i dedikohen bursave studentore në Kosovë.