Me rastin e promovimit të librit “Zana e Shën Martinit” të romancierit Muharrem Blakaj, biologu Shenasi Aliu në shkrimin e tij veçmas u përqendrua në një film dokumentar kushtuar Nënës Kade, nënës së autorit. Meqë ai film dhe shkrimi i Shenasiut ishte tejet mbresëlënës, bashkë me ca foto që na i autori Muharrem Bakaj po e japim kësaj radhe në portalin tonë.
Ja tekstualisht shkrimi i Shenasi Aliut nga rrëfimi Nënës Kadë në filmin dokumentar:
“Kulminacionin e emocioneve promovimi e arriti në momentin kur u shfaq një dokumentar i shkurtër kushtuar nënës Kadë (nëna e autorit) vuajtjet, rritja e gjashtë fëmijëve në skamje, në varfëri ekstreme dhe përjetimet e tmerrshme shpirtëror i nënës të cilës ia kishin mbytur djalin Xhemajl Blakaj në burg dhe maltretimet e vetë autorit nëpër burgjet famëkeqe të ish Jugosllavisë.
Në këtë dokumentar duken haptazi vuajtjet e nënave shqiptare sakrifica për çështjen Kombëtare Shqiptare, por në anën tjetër Nënë Kada krenohej se nga duart e saja i kishte shtruar bukën Heroit të çështjes Kombëtare Isuf Gërvalla dhe Bardhosh Gërvalla. Ky dokumentar kaq i dhimbshëm na tronditi edhe më shumë saqë NËNË KADA gjatë rrëfimit nuk nxori as edhe një pikë loti, ndërkaq në të pranishmit të gjithë i fshinim lotët. Ishte një dokumentar shumë prekës dhe nuk besoj se ka njeri i cili nuk emocionohet nga ky rrëfim i kësaj nëne shkëmb.
(d.v.) sh.a.”.