Në Zofingen të Zvicrës u promovua libri “Sali Çekaj, veprimtaria politike dhe ushtarake “

 

Organizimin e këtij promovimi, me autor Frashër Demaj e bëri Shoqata Humanitare Kulturore “SALI ÇEKAJ” me seli në Zofingen

Teksti dhe fotot: Ismet Salihu

Me datën datën 6 korrik 2024, në Zofingen u organizua promovimi i librit ,,Sali Çekaj, veprimtaria politike dhe ushtarake „ te autorit Frashër Demaj, me që rast me një fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua kryetari i SHBK ,,Sali Çekaj“ z. Saim Tahiraj. Në shenjë nderimi për heroin Sali Çekaj dhe të të gjithë të rënët për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës u mbajt një minutë heshtje. Në këtë manifestim nga radhët e Ambasadës së Republikës së Kosovës merrte pjesë diplomatja, Shukrije Ramadani.

Salla e kësaj shoqate ishte e vogël , por te nxënë të pranishmit , por nuk pengoi qe programi i promovimit te këtij libri te vazhdojë tutje, shoqëruar edhe me nje program te pasur artistik , ku këngëtari Valon Islamaj kishte përgatitë një këngë qe i kushtohej dëshmorit Sali Çekaj.

Ne vazhdim me vështrime për librin u paraqitën  Bardhec Berisha, Hamëz Morina, dhe Abas Fejzullahu. Një rrëfim kujtimi për heroin e bëri bashkëluftëtari Muhamet Imeraj.

Ne fund u zhvillua një bashkëbisedim mbi librin, si dhe bashkëbisedim me bashkëluftëtarët e heroit Sali Çekaj.