Në Vlorë zbulohet monumenti “Hasan Prishtina”

Të pritur nga Delegacioni i Shqipërisë dhe Bashkia e Vlorës, me pjesmarrje të Kryetarit të Prishtinës z. Pëparim Rama, Ministrit të Mbrojtjes nga Kosova z. Armend Mehaj, deputetes Mimoza Kusari- Lila, kryetarit të Drenasit Ramiz Lladrovci, Ambasadorëve dhe të qytetarëve bën zbulimin e shtatorës, monumentin HASAN PRISHTINA.

Fjala i është dhënë familjarit të Hasan Prishtinës, z. Mehmet Prishtina, i cili vlerësoi lartë kontributin e Hasan Prishtinës .

“Sot jemi këtu në Vlorë që pas 110 vitësh për të zbuluar monumentin e një ideatori që ishte krah për krahë me Ismail Qemailin për Pavarësinë e Shqipërisë” tha Prishtina në hyrje të fjalimit të tij.

Vazhdoi tutje duke thënë se Zoti e ka falë natyrshëm një Shqipni.

Prezent ishte edhe Ministri i Mbrojtjes z. Armend Mehaj i cili me fjalën e rastit përshëndeti të pranishmit dhe vlerësoi lartë kontributin e Hasan Prishtinës. “Figurat e tilla si kjo e Hasan Prishtinës nuk njohin kufij shtetëror, ngase të tillë kufij nuk kishte bërë as kur ishte gjallë. Hasan Prishtina nuk ishte i Prishtinës, as i Vushtrisë qytetit ku lindi, por ashtu siç është sot ishte i gjithë atdheut” tha Mehaj në fjalim.

Përparim Rama ndau kujtime që Hasan Prishtina i ka lënë të shkruara që siç tha ai i paraprinë pavarësisë nga porta e lartë.

“Në Parlamentin e Stambollit ku ishte deputet Hasan Prishtina, ndez debat të ashpër kundër masakrave të pashallarëve Osman në trevat Shqiptare; Ka me ken njeni e ndoshta i pari i atyre që kanë për ta ngre flamurin e kryengritjes, tregon të ketë thënë aty Hasan Prishtina” tha Përparim Rama, kryetari i Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës.

Gjithashtu Rama përgëzoi Bashkinë e Vlorës që siç tha ai ” Po sjellë kryengritësin e saj të parë”.

Fjalën pastaj e mori Kryetari i Bashkisë së Vlorës z. Dritan Ledi, duke thënë se Vlora tani do të ketë më shumë një burrë të çmuar e se në krahë më tutje është i madhi Ismail Qemajli.

Me nderimet më të larta të përcjellë nga Ushtria e Kosovës, zbulohet monumenti “Hasan Prishtina” në qytetin e Vlorës.