Në tri kullat e Malësisë, që i falën lavdi historisë

 

 

Kaherë kisha ëndërruar të vizitoja kullat e Malësisë së Gjakovës (rrethi i Tropojës) e të Rrafshit të Dukagjinit, si për vlerat kulturore e etnografike edhe ato historike. Më 26 dhe 27 Janar 2016, i shoqëruar nga Jakup Reka e Shkëlzen Rexha vizitova këto dy zona, me  shumë të përbashkëta, kundrejt një ndarje gjysmëshekullore.

Kisha dëgjuar për figura kombëtare të mendjes e të pushkës, siç ishin Binak Alia, Mic Sokoli, Haxhi Zeka e të tjerë, ndaj edhe doja të shikoja e shijoja nga afër bukuritë e Malësisë së Gjakovës, me njerëzit, trojet dhe kullat e kësaj ane. Ndaj edhe cak patëm fshatin Fang-Bujan, ku edhe sot brenda një lagje stoikisht qëndrojnë tri kullat që i falën lavdi kombit e historisë.

Me të arritur në oborrin e kullës së Binak Alisë, familjarët na ofruan mikpritje të rrallë, duke na gostit me lëng trëndafili, kafe e raki e një muhabeti të ëmbël nga i zoti i shtëpisë, Bajram Zeqiri (pasardhës i Binak Alisë), që pastaj të na i hapin dyert e kullave.

Kulla e Binak Alisë kishte prit e përcjellë shumë burra të fjalës e të besës, ndër ta prijës kryengritjesh kundër pushtuesve të huaj, si Isa Boletinin, Hasan Prishtinën e Bajram Currin e të tjerë. Vetë Binak Alia, ishte anëtar i Komitetit Drejtues të Lidhjes së Prizrenit.

Në kullën e Sali Manit, ku u mbajt Konferenca e Bujanit, pamë fotot e atyre përfaqësueseve të Kosovës nga tri komunitetet, që kishin miratuan një rezolutë për bashkimin e Kosovës me Shqiptari, por që kishte ngeli vetëm në letër.

E në Kullën e Micë Sokolit, ndër më të bukurat në rrethin e Tropojës, me një jetëgjatësi 220 vjeçare, pamë se aty ruhen ca materiale me vlerë. Ndërkaq, mikpritja karakteristike e kësaj pjese të malësisë na përcolli që nga nxënësit, të moshuarit e deri barinjtë dhe pronarët e restoranteve me ushqime tradicionale në fund të Valbonë. Aty ku ngrihen Alpet shqiptare.

  • Në Bujan, te Kulla e Mic Sokolit
  • Kulla e Mic Sokolit
  • Mbishkrimi dhe motoja
  • Foto dokumente
  • Oxhaku i Binak Alisë, oxhak i fjalës e i besës
  • Në kullën e Sali Manit ku u mbajt konferenca e Bujanit
  • Në fokus Rezoluta e Bujanit
  • Me Mic sokolat e kohës sonë

( Nga R. Rifati )