Në shtator zbulohen shtatoret e Shaban, Hamza dhe Adem Jashari

Shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari është bërë e ditur se ka hyrë në procedurën e realizimit në argjilë, për të vazhduar më pastaj në bronz.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, i cili ka thënë se janë finalizuar shtatoret e Shaban e Hamzë Jasharit dhe tani në procedurë ka hyrë ajo e komandantin legjendar Adem Jashari, ku pasi të përfundojë së proceduari në argjilë, të trija do të vazhdojnë të përpunohen në bronz, përpara se ato të zbulohen.

Këto tri shtatore pritet të zbulohen në shtator në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas, ku do të shëndrisin rrezet e sakrificës dhe lirisë për atdheun tonë.