Në Shkollës Shqipe në Affoltern am Albis, manifestimi kushtuar  Gjergj  Kastriotit Skënderbeut

414

Ky manifestim ka një kohë të gjatë që ka qenë në agjendën e Shkollës  Shqipe në Affoltern am Albis, ndaj edhe të gjithë shqiptarët në këtë trevë jetonin me ditën e 22 Qershorit, ku fatosat e Shkollës Shqipe, në prani edhe të mysafirëve nga Kosova e Shqipëria do të interpretonin pjesën teatrale kushtuar Gjergj Kastriotit Skënderbeut, që la një mbresë të veçantë te të pranishmit.

Nga Shefki Rashiti

Betimi  i fatosave ishte se ne do t`iu befasojmë me daljen ne skenë juve prindër të dashur, mësues dhe mysafirë të shumtë të ardhur edhe nga Kosova dhe Shqipëria.
Për këtë ishin bërë përgatitje të vazhdueshme nga Këshilli organizativ me në krye kryetaren, Sahadete Rashiti, që qysh nga mëngjesi aa kishin mësyrë amfiteatrit Aula në Affoltern am Albis për rregullimin e skenës.
Mrekulli, Kruja në Affoltern am Albis, ishin aq shumë të mobilizuar këshilli organizativ, këshilli prindëror, sepse kishin premtuar se do të bënin një Spektakël në mërgatë me nxënësit dhe mësuesin e tyre Vaxhid Sejdiun , të dalë sa më i suksesshëm.

Skena e rregulluar, në mënyrën brilante, saqë na dukej se jemi në vendlindje. Mbulimi i ulëseve me flamurin kombëtar na jepte edhe më shumë shpresë se  jemi këtu në vendlindje. Nxënësit sikur zogjtë bëheshin gati me veshje kombëtare sikur të jenë ushtarët e Skënderbeut. E gjithë skena ishte porositur nga vendlindja ku Kryetarja e Këshillit prindëror kishte shkuar enkas në vendlindje për porositjen e skenës  si dhe në Shqipëri për të sjell Flamurin e Kombit nga Vlora, po ashtu edhe prindërit që ishin në pushime ishin përkujdesur për veshjet kombëtare.
Çfarë mobilizimi, çfarë shembulli. Erdhi momenti i fillimit të tetarit ,fëmijët nuk u dukeshin sepse perdet ishin të mbyllura.
Ndodhi hapja e skenës, mysafirët mbetën të shtangur, filluan duartrokitjet, disa me lot në sy e përcjellin shfaqjen të habitur nga skenografia  e përgatitur nga këshilli organizativ i këshillit prindëror si dhe interpretimi i roleve si dhe nga origjinaliteti i shqiptimit të fjalëve nga nxënësit. Në fund lajmëtari i fitores tha: “ Rroftë Flamuri Shqiptar Rroftë populli Shqiptar.

Në shenjë nderimi u ngritën në këmbë Prof.dr.Zymber Nezir, Prof. Dr. Shkodran Imeraj këshilltar i ministrit të  arsimit të Republikës së Kosovës;Prof.Dr.Teki Kurti; Prof.Dr.Frashër Demaj; Veprimtari  dhe atdhetari Riza Demaj;.Bajram Mulaj këshilltar për Diasporë i Kryeministrit Haradinaj, .Lirije Bajrami drejtoresh e Shkollës Shqiptare të Vallëzimit Shota.
Pas tetarit fjalën e morri kryetarja e këshillit prindëror znj Sahadete Rashiti e cila u ngjite në skenë ne tingujt e këngës “Mos jua prishni fëmijëve lumturin se nënat sju lejojnë!”. Apeli i kryetares ishte që të gjithë së bashku mund ti themi jo të keqes pra ta luftojmë asimilimin sepse  këtë jua kemi borxh fëmijëve.
Pastaj Riza Demaj tha se ky këshill me në krye me një nënë të 4 fëmijëve i bëri  ballë të keqes dhe fituan ndaj të keqes. Shkodran Imeraj ishte i entuziazmuar  me organizimin perfekt që do të mbahet mend gjatë.
Prof.Dr Zymber Neziri doli me lot në sy sepse ishte  kënaqësi ti dëgjosh fëmijët në këtë teatër. Vlen të theksohet thënia e tij se syri im nuk ka pa këso manifestimi këto 7 vitet e fundit as në diasporë ,as në Kosovë e as në Shqipëri.
Prof Dr.Teki Kurti po ashtu duke i fshirë lotët doli për ti përshëndetur të pranishmit.

Ndërsa, Lirije Bahrami apeloj që prindërit mos të hezitojnë ti dërgojnë fëmijët në Shkollën Shqipe. Më tej të gjithë mysafirët duke u ngjitur në skenë u përcillnin në tingujt e këngëve Shqipe.Befasi për të gjithë ishin  edhe vallet nga Shota që vetëm sa e mbajtën intensitetin dhe kënaqësinë e këtij manifestimi. Ky ishte një gërshetim i mrekullueshëm i teatrit dhe i Shotës. Më tej, Këshilli prindëror ndau mirënjohje për: Ambasadorit të Shqipërisë.Ilir Gjoni, Ambasadores së Kosovës, Nezane  Breca dhe Veprimtarit, Riza Demaj.
Për kontribut në pjesën teatrale ish nxënësit e Shkollës Shqipe: Dijar Rashiti
Anduena Sjarina, Vlera Kastrati e të tjerë.

Merita e këtij organizimi i takojnë të gjithëve, nxënësve ,mësuesit por në veçanti meritat i takojnë këshillit organizativ, me kryetaren Sahadete Rashitin dhe anëtarët: Musa Shkodra, Lavdrim Idrizi, Blerant Bala dhe Bajram Kastrati, që na sollën një kryevepër që do të mbahet në mend gjatë. Po ashtu mjaft bukur në fund nënat, motrat tona kishin përgatitur ushqime tradicionale. I gjithë manifestimi u regjistrua nga Radio Televizioni i Kosovës. Mbesim me shpresa se ky manifestim të mos jetë i fundit.