Në qytetin e Drammenit në Norvegji u hapën dyert e shkollës shqipe

Komuniteti shqiptar që jeton në qytetin e Drammenit në Norvegji, nga data 23 Maj të këtij viti, gëzon hapjen e shkollës shqipe. Me qëllim të bashkimit të fëmijëve shqiptarë dhe ruajtjes së gjuhës, kulturës e traditës kombëtare, puna vullnetare e bashkëpunëtorëve nuk mungoi. Lobi Euro – Atlantik Shqiptar me punën e tyre, arriti që të rezultojë në hapjen e kësaj shkolle duke bërë regjistrimin e afro 60 fëmijëve, të cilët u pajisën me materialet e nevojshme shkollore.

Tani shkolla po përgatitet për ndarjen e klasave dhe përcaktimin e niveleve të fëmijëve si dhe njoftimin e prindërve në lidhje me metodat e mësimdhënies. Në cermoninë e hapjes ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga Ambasada e Kosovës, prindër, media e organizata të ndryshme.