Në Prishtinë u shfaq “ Malli i Mërgimtarit”,  film dokumentar, dedikuar poetëve të diasporës

 

Në Prishtinë, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, më 03 Gusht 2023 u bë prezantimi i veprimtarisë letrare te krijuesve te mërgatës për periudhën verë 2022-verë 2023, për tu vazhduar me premierën e filmit dokumentar “Malli Mërgimtarit”, film ky me skenarin dhe zërin e shkrimtares dhe veprimtares Miradije Maliqi, që para dy muajsh u nda nga mesi ynë e së cilës poeti Musa Jupolli, kryetar i LKSHM, i ndau “Mirënjohjen në pavdekësi“.

Shkruan: Shqipe Bytyqi, poete me qëndrim në Zvicër  

Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë në dhjetëvjetorin e veprimtarisë së saj, për dy ditë të plota zhvilloi një veprimtari letrare dhe kulturore. Me 1 gusht në Kullën e Junikut dhe më 3 gusht në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë për ti përmbyllur me orën letrare në Llapushnik.

Në takimin e parë të mbajtur në Odën e Junikut nga organizatorët dhe pjesë-marrësit e këtij tubimi u propozua që Plisi i Bardhë të futet në UNECO si vlerë e trashëgimisë. Në fund u bënë edhe homazhe te memoriali i varrezave në Koshare.

Në Prishtinë, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, më 03 Gusht 2023 u bë prezantimi i veprimtarisë letrare te krijuesve te mërgatës për periudhën verë 2022-verë 2023, për tu vazhduar me premierën e filmit dokumentar “Malli Mërgimtarit” film me skenarin dhe zërin e shkrimtares dhe veprimtares Miradije Maliqi, që para dy muajsh u nda nga mesi ynë. Poetja Miradije Maliqi si dëshirë të fundit kishte propozuar që ky film dedikuar poetëve të diasporës, si nje pilot-projekt t’ju ofrohet vetë poetëve të diasporës si një dhuratë. Me shfaqjen e këtij filmi dhe me plasmin e tij ne you Tube (shiko linkun më poshtë) këtë dëshirë të skenaristes Miradije Maliqi e përmbushi stafi i poshtëshënuar i filmit:

Angjelina Xhara, regjisore; Kolec Traboini regjisor; Shqipe Bytyqi, koordinatore artistike dhe producente; Rexhep Maliqi, producent. Me zërin e tyre dhe deklamimin brilant të poezive, filmit ia ngritën vlerën emra të shquar të kinematografisë dhe kulturës shqiptare, si: Margarita Xhepa, Nderi i Kombit; Xhevat Limani, artist i mirënjohur shqiptar; Dr Migena Arllati; poetja Brikena Qama, të cilët i falënderojmë me përulje për mbështetjen e tyre fisnike dhe me vlerë.

Pika më e emocionale ishte ndarja e „ Mirënjohjes në pavdekësi“ pėr Miradije Maliqin nga Musa Jupolli në emėr të ShKSHZ, mirënjohje të cilën me lot në sy e pranoj bashkëshorti saj Rexhep Maliqi, njëkohësisht edhe bashkëproducent i filmit“

Krejt në fund do të doja të falënderoj edhe zonjën Shukrije Ramadani  për mbështetjen e saj te vazhdueshme dhënë kulturës shqiptare ne diasporë.

Përveç zonjës Ramadani nga MPJD, me prezencën e tyre nderuan edhe Prof. Hamdi Reçica, Drejtor i Departamentit për Mërgatën në MPJD, Lidhja e Krijuesve Shqiptaro-Amerikanë me kryetar Mëhill Velaj, asociacionet nga Austria, Zvicra, Greqia, Italia, Poetja dhe veprimtarja Rita Saliu, profesori Nazmi Rrahmani si dhe shumë të tjerë.

PREJU NË PAQË poete MIRADIJE MALIQI, engjëllushë e shenjtëruar, ashtu siç është poetja Iliriana Sulkuqi, përjetësisht të pagëzoj!

Për të shikuar filmin , klikoni në këtë vjegëz në youtube:  https://www.youtube.com/watch?v=ojTNOk0xrgM