Përfaqësues, jo vetëm nga Kosova, por edhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova Lindore miratuan një deklaratë drejtuar opinionit publik, kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, përmes së cilës shprehet shqetësimi i i këtij organizimi për zhvillimet aktuale politike në Kosovë e që është pro vendimeve të qeverisë e të Gjykatës Kushtetuese , me të cilat kundërshtohet krijimi i bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë e ku po ashtu kundërshtohet edhe “qëndrimi neutral” Shqipërisë ndaj marrëdhënieve Serbi – Kosovë.
Teksti e fotot: Rexhep Rifati
Dje në Bibliotekën Kombëtare „Pjeter Bogdani“ u mbajt një aktivitet i Kuvendit Kombëtar Shqiptar, me moton 1 Flamur, 1 komb, 1 gjuhe, 1 shtet e 1 Atdhe! – e që u vu në mbështetje të Kosovës ne këto çaste te vështira qe po kalon ne mbrojtje te kufijve të saj territorial.
Në këtë temë u përqendruan me peshën e argumenteve Ing. Jur. Dashamir Uruçi, bashkëkryetar i KKSH për Shqipëri, Ing. Jakup Reka, bashkëkryetar për Maqedoni Dr. Zylfije Duraku, bashkëkryetarë e këtij kuvendi për Mal të Zi, si dhe MSc. Linda Shaqiri , kryetare e grupit të KKSH-së për Kosovën Lindore (Lugina e Preshevës si dhe Ing. Ali Asllani , anëtar i Këshillit organizativ të KKSH-së për Koosvë. Po ashtu në këtë temë folën edhe Hysen Berisha , veprimtar nga diaspora dhe Zenel Krasniqi, veprimtar nga Kosova dhe veprimtar e përfaqësues të tjerë.
Në deklaratën të cilën e lexoi bashkëkryetari Ing. Jur. Dashamir Uruçi, pasi përmenden disa qëndrime aspak parimore të ndërkombëtarëve në raport me Kosovën e jo rrall edhe në mbështetje të agresorit – Serbisë atakohet edhe opozita kosovare e cila:” në vend se të bëhen pjesë e qëndresës kombëtare, nuk e kanë ndalur luftën për pushtet dhe denigrimin e qeverisë përfaqësuese të Kosovës e cila po qëndron e nuk është larguar për asnjë çast nga istikami.
Ndërsa sa i përket qeverisë së Shqipërisë në deklaratë thuhet se: “ Pas Ballkanit të Hapur , qëndrimi i qeverisë shqiptare pro asociacionit , i dha një goditje të dytë Republikës së Kosovës, goditje që vinte nga trungu amë, nga Shqipëria”…
Deklarata u përcolle edhe me katër rekomandime:
- Duhet përshkallëzuar lobimi i shqiptarëve drejt qendrave vendimmarrëse të politikës botërore.
- Duhet të përdoren të gjitha mjetet për të siguruar një takim Kurti_ Baiden.
- 3) Duhet botuar draftet , marrëveshjet e të tjera dokumente , me qëllim të transparencës që është obligim ligjor.
- Duhet organizuar protesta në të gjitha vendet demokratiket të botës, për të mbështetur veprimtarinë e Qeverisë së Kosovës në mbrojtje të sovranitetit e integritetit territorial të Republikës së Kosovës.
Kjo deklaratë u lëshua në emër të Këshillit organizativ të Kuvendit Kombëtar Shqiptar dhe të Unionit të Shoqërisë Civile.