Në Muzeun Nacional në Cyrih nga parahistoria deri te Granit Xhaka

Eksponatet e zbuluara që ruhen në këtë muze janë më të vjetra se dhjetëmijë vjet, që nga parahistoria , apo koha e gurit për të vazhduar me periudhat e më vonshme të hekurit e bronzit e të përshkuara edhe me foto të ditëve tona ku në qeder të vëmendjes është Granit Xhaka, në ekspozitën kushtuar fotove të vitit 2019. 

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Pasi kam vizituar mbi 30 muze në trojet shqiptare si dhe në Kalabri e Çamëri, vendosa që muajve në vazhdim ti bëj një vizitë edhe muzeve të ndryshme, në Zvicër, filluar nga ato arkeologjike, historike, etnografike e të tjera.

Dje vizitën  muzeve në Zvicër e fillova me Muzeun Nacional Zviceran në Cyrih (Schweizerisches Nationalmuseum Landes Museum Zürich), që edhe përmes një blic-vizite, në shikim të parë e sheh se ç ‘arkitekturë të vjetër ka nga jashtë dhe që artefakte me vlerë historike kulturore ka nga përbrenda.

Ajo që është e veçantë për ne, por edhe për vet vendasit, ishte prania e tyre më e madhe, pranë fotos në ballin të ekspozitës së Fotove të vitit 2019. Ishte kjo fotoja me titull “FITUESI” e yllit tonë të futbollit, Granit Xhaka, duke e bërë simbolin e shqiponjës më 22 Qershor 2018 në kampionatin botëror të futbollit në Rusi , kur Xhaka, pas Xherdan Shaqirit, në ndeshjen kundër kombëtares së Serbisë ngrit rezultatin në 2:1. Në legjendë të fotos shkruhet edhe se: “Ky gjesti i këtyre lojtarëve me shtetësi të dyfishtë nga pala kundërshtare u shikua si provokim, gjë që pastaj Federata ndërkombëtare e futbollit FIFA , iu shqipton dy lojtarëve një dënim prej 10 mijë frangash”.

Pranë po kësaj fotografi ishte edhe një grup nxënësish që e regjistronin veçmas këtë tekst, të shkruar në katër gjuhë, në mënyrë, që me sa duket e kishin si detyrë shkollore, që secili të jep vlerësimin e vet.

Për historinë dhe lashtësinë e vendit ruhen me kujdes edhe shumë e shumë eksponate dhe artefakte në shumë muze të Zvicrës, ndaj edhe më tepër përmes fotove do tua ofrojë në të ardhmen portali ynë: prointegra.ch