Në Munih promovohet libri „ Legjendat e Futbollit…”, të autores Hava Kurti Krasniqi

Hava Kurti Krasniqi

Me datën 25.05.2019 prej orës 13 deri në ora 14:30 në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Munih, do të mbahet aktiviteti i radhës ne fushën kulturore- sportive, me ç ‘rast aktivistja e njohur shqiptare nga Cyrihu zonja Hava Kurti Krasniqi do të prezentoj librin e saj kushtuar futbollit „ Legjendat e Futbollit, Vëllezërit Xhaka, Ambasadorët“. Në këtë prezantim presim që të na nderojnë me praninë e tyre edhe protagonistët e librit gjegjësisht pjesëtarët e familjes Xhaka nga Zvicra.

Adresa: Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Ehrenbreitsteinerstr. 28 / 80993 München

Të nderuar bashkatdhetarë, ju mirëpresim në këtë aktivitet!