Në “Miss Arbreshe 2020”, triumfoi Francesca Ferrara nga Hora e Arbëreshëve

 

Për më se pesë orë, sa zgjati mbrëmë (4 Shtator 2020) ky konkurrim bukurie, në Spexana (it.Spezzano Albanese) të Kalabrisë, ku vendin e dytë e zuri Paola Tassone nga Qana (Cerzeto), mbretëroi bukuria, eleganca dhe freskia arbëreshe, veshur me kostume tradicionale kombëtare, vërtetësi kjo edhe për ruajtjen e etnisë dhe traditës shumëshekullore arbërore  

Nga Rexhep Rifati

Në pamundësi që të isha prezent në manifestimin tradicional, atë e përcolla përmes transmetimit të drejtpërdrejtë televiziv, si shumë bashkëkombës tanë. Edicioni i mbrëmshëm i sfilatës së bukurosheve arbëreshe, i  XVI- tin me radhë, ku marrë pjesë dhjetëra vajza arbëreshe nga lokalitetet e ndryshme të Kalabrisë, Sicilisë dhe provincave tjera në Jug të Italisë, tregoi edhe njëherë se si motrat dhe vëllezërit tanë arbëresh me ç ‘dashuri, pasion dhe xhelozi ruajnë dhe kultivojnë zakonet e të parëve. Kësaj radhe si edhe në vitet e mëparshme këtë identitet, etni dhe apo përkatësi e transmetuan në mënyrën me të mirë të mundshme, përmes një sfilate bukurie të dhjetëra vajzave arbëreshe që përfaqësuan komunat e tyre. Edicioni u zhvillua plotësisht në rrethanat që imponon legjislacioni  në përputhje me të anti COVID-19.

Aktiviteti që u zhvillua mbrëmë (më 4 shtator 2020) në qytezën Spexana (it.Spezzano Albanese), e që u mbajt  në sallën e teatrit bashkiak “V. Pesce”, ishte një ngjarje madhore kulturore, por edhe një shenjë e mirë se edhe në rrethanat e pandemisë, me organizime të mira, mund të zhvillohen ngjarje me rëndësi kulturore si kjo, ku u zhvillua me shumë sukses ky konkurs kombëtar për kostumet italo – shqiptare, gjegjësisht arbëreshe. Rast i mirë ky siç thotë edhe pianistja e mirënjohur në Zvicër, Ermira Lefort: “ Në këtë ngjarje që është një ndër aktivitetet që motivojnë rininë për traditën gjithashtu edhe si bukuri gjenerate, por edhe bukuri trashëgimie”.

Pas defileut të vajzave me veshje arbëreshe para auditorit dhe jurisë, si dhe disa pikave artistike të përcjella me këngë e muzikë shqiptare, u shpallën rezultatet e jurisë, ku edhe sipas shumë parashikimeve triumfoi, 23-vjeçarja, Francesca Ferrara nga Hora e Arbëreshëve( Piana degli Albanesi) nga rrethi i Palermos në Sicili, për të cilën mësuam se hobi dhe pasion ka sportin dhe udhëtimet në vendet e ndryshme. Ajo paraprakisht përmes fb iu pat drejtua djemve me këto fjalë: “ Djema përfaqësoj komunën e Piana degli Albanesi në konkursin Miss Arbëreshe që do të mbahet në Kalabri me 4 shtator, ndaj edhe ju lutem like jo ne post por duke klikuar ne foto, faleminderit !”.

Ndërsa vendin e dytë në këtë konkurs bukurie e zuri Paola Tassone,  27 vjeç nga Qana / Cerzeto (CS). Edhe Paola magjepsi audiencën dhe jurinë me një fustan të bukur, veshur me një gjallëri e kolorit, përcjellë me elegancë e buzëqeshja  në këtë shfaqje siç tha një i afërme i saj, të realizuar: “në gjuhën arbëreshe!”.

Falënderim i organizatorit të  “Miss Arbreshe 2020”

Duam të falënderojmë, në emër të gjithë stafit të Miss Arbëreshe 2020, të gjitha bashkitë, administratat, Pro Loco, organizatat e ndryshme dhe njerëzit që lejuan suksesin e eventit.

Më poshtë janë çmimet e dhëna në këtë edicion:

1) Franceska Ferrara, troç shqiptare (PA) Miss Arbëreshe 2020

2) Paola Tassone, Cerzeto (CS)

3) Valeria Severino, Shën Sofia e Epirit (CS)

– Miss Arbëreshe Çmimi Social 2020: Francesca Vaccaro, Adrian Palace (PA)

– Çmimi Cosmo Damiano Montone: Martina Coppolillo, Cervicati (CS)

(Me këtë rast disa nga fotot që arritëm ti sigurojmë, qoftë nga faqja e Miss Arbëreshe 2020” , apo që nxora nga transmetimi televiziv)