Në kuadër të “Flakës së Janarit” dhe “Ditës së gjenocidit”, në ambientet e Lidhjes së Shoqatave Shqiptare «Iliria» në Malme u bë promovimi i librit «Pranverë e helmuar» e autorit të mirënjohur Hazir Mehmeti, ne banim në Vjenë, i cili u prit me interesim nga mërgimtarë të ardhurit nga shtete skandinave.
E shtunë 14 janar 2023 Malmo : Hapjen e promovimit e bëri Kryetari i Shoqatës Murat Koci, i cili i përqendrua në punën dhe veprimtarinë e autorit, ngaqë njiheshin mes veti dhe ishin shokë të një gjenerate. Ai paraqiti disa sekuenca dhe sakrifica të përbashkëta të përvojës jetësore.
Ndërkaq, moderimin e promovimit e udhëhoqi Ismail Rugova. Gjithashtu edhe ky foli për kontributin e autorit në ndërtimin dhe afirmimin e çështjes kombëtare, meqenëse autori Z. Mehmeti ishte edhe Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptar në Austri, por edhe njëri i institucioneve të arsimit në shtetin e Austrisë.
Në fjalën e tij rreth librit «Pranverë e helmuar, autori i informoi të pranishmit rreth titullit të librit ngaqë ngjarja kishte ndodhur në fillimin e pranverës dhe pikërisht ajo më tragjikja helmimi i nxënësve nga ana e pushtetit serbo-sllav më 23 mars 1990. Pastaj, gjatë shpjegimit dhe informimit ai rrëfeu ngjarje të vërteta se si i ka ndihmuar nxënëset e tij gjatë momentit të helmimit. Ishte tepër i emocionuar dhe për një moment ndaloi dhe mori frymë thellë dhe prapë rinisi rrëfimin dhe tregoi se si ishin inkuadruar edhe edhe vetë nxënësit për ta ndihmuar njëri tjetrin. Në ndërkohë u shfaq edhe një dokumentar prej 10 minutave ku ishin skena tejet të rënda edhe për në të pranishmit. Britmat dhe përpëlitjet e nxënësve duket hapur se kishin ndikuar edhe në ndërtimin e personalitetit të autorit. Prof Hazir Mehmeti takoi edhe disa nxënës të tij, të cilët folnin në superlativ për profesorin, ngaqë tregonin për përkushtimin e punës së sinqertë në raport me nxënësit.
Në tubim mori pjesë dhe diskutoi edhe Ibrahim Xhemaili, nisur nga pozita e qendrës për Danimarkë, foli për veprimin dhe organizimin e projektit «Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur». Ai i përqendrua në masivizimin dhe zyrtarizmin e simbolit të lulëkuqes me katër petale. “Gjenocidi plagë e hapur në Kosovë”. Pjesë e përshëndetjeve e prezantimeve në debat ishte edhe Xhevat Isufi, ndërsa Isuf Bajraktari shpërndau librin e tij me poezi, kurse Zymer Kuçaj u përqendrua te veprimtaria atdhetare e vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, të përcjell me këngën për e Jusuf Gërvallës.
I tërë tubimi kishte kuptim dhe u mirëprit mirë nga gjithë të pranishmit, por e veçanta ishte edhe prezenca Prof. Dr. Muhamet Shatri, i cili tregoi disa ngjarje dhe përjetime të tija nga kurbeti.
Pas Shatri fjalën e mori gazetari, Rexhep Rifati i cili njihet mirë me autorin e që u përqendruar në udhëtimet e përbashkëta në provincat arbëreshe Kalabri dhe Sicili, si dhe prezantoi librin e shoqes së tij të gjeneratës së normales së Ferizajt, Hanumshahe Ilazi me titullin simbolik por shumë të dhembshëm “A vriten engjëjt ?”, kushtuar fëmijëve të vrarë e të masakruar nga okupuesi serbo-sllav.
Pas Rexhep Rifatit falën e mori shkruesi i këtij artikulli Shenasi Aliu, ku u përqendrova më tepër nga ana shpirtërore dhe kundërshtimet në shtjellimin e disa temave rreth vetë ndikimit të ambientit në ndërtimin formimin e personalitetit.
Ishte tubim mbresëlënës ku takuam edhe njerëz të cilët nuk e mendoja se mund ti takoja ndër to ishte edhe miku im Z. Haxhi Haxhija i cili para disa kohës më kishte kushtuar një këngë. Haxhija jeton në Malmö dhe është i njohur si këngëtar i folklorit. Në emër të ekipit të Prointegra-s i falënderoj të pranishmit për mikpritjen dhe shoqërimin që na krijuan. Pas tubimit vazhduam bisedën deri në orët e vona.
(d.v.) sh.a.