Në Luzern u promovua Shoqëria e parë Aksionare Shqiptare në Zvicër- “Union Invest AG”

1938

Pasditen e sotme në Luzern të Zvicrës ndodhi një mrekulli, që dy dekada më parë as që ka mund të ëndërrohet: promovimi i  Shoqërisë së parë Aksionare Shqiptare në Zvicër “Union Invest AG”, përmes së cilës 20 afaristë shqiptarë dhe biznese shqiptare kanë bashkuar kapitalin  e tyre në shumë prej 800 mijë frangash.

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Në fillim për të investuar në pasuri të paluajtshme (imobilen) në Zvicër e pastaj për tu zgjeruar edhe në veprimtari tjera ekonomike. Në takimin të cilin e hapi Mirela Mezani, përgjegjëse për mediat në Kryesinë e RRBSHZ dhe Kryetare e shoqatës internacionale Women Alb World me seli në Gjenevë, për disa aspekte zhvillimore e juridike foli avokati Artan Sadikui, cili përmendi se kjo shoqëri aksionare  është themelua qysh në maj të këtij viti, por sot përmes këtij solemniteti po i bëhet bekimi, me shpresën se një ditë do ti bashkohen edhe afaristë te tjerë shqiptarë me kapitalin e tyre.

Në këtë tubim ku pati mbi 50 afaristë shqiptarë ishin të pranishëm edhe ambasadorja e Kosovës, zonja Nazane Breca, nënkryetarja e parlamentit kantonal të Lucerni, Ylfete Fanaj, njëherësh kandidate për deputete në parlamentin nacional, pastaj kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, Qamil Isufi e të tjerë të cilët edhe përshëndetën duke i dëshirua sukses dhe rritë ekonomike e banesore kësaj shoqërie aksionare, gjegjësisht kompanie të parë shqiptare me investime të përbashkëta.

Gjithashtu në takim folën edhe drejtues të degës së Bizneseve shqiptare për kantonin e Lucernit, si dhe disa nga afaristët që bashkuan mjetet në këtë organizim. Për aktivitetin e degës qëndrore të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore, foli Florim Useni, i cili u ndal te formimi, rëndësia dhe qëllimi i kësaj dege ndër më aktivet në kuadër të rrjetit në shtetin helvetik.

Në Bordin drejtues të kësaj shoqërie janë pesë aksionar: Mehdi Avdijaj, president mbi të gjitha departamentet, 2) Isa Zeqiraj , departamenti i komunikimit , reklamave  dhe bashkëpunimit me rrjetin e bizneseve, 3) Musaj Berisha , departamentin e financave, 4) Nusret Abdii, departamenti i shitjeve dhe blerjeve dhe Artan Sadiku, departamenti i drejtësisë.

Ky takim i suksesshëm i afaristëve shqiptarë u mbajt në Restaurant Casa Listring në Emmenbrücke, me pronar Skender Seferi dhe me prejardhje nga komuna e Lipjanit, meqë rast edhe u shtrua edhe një apero për pjesëmarrësit.