Në katundet arbëreshe në Katanxaro simbole e mbishkrime por jo edhe shqipe të folme

 

Ditën e parë ekipi i “prointegrës” vizitoi 5 katunde arbëreshe nga të cilat tri në rrethin e Katanxaros ( Katanzare) për herë të parë. Të hënën me 18 Tetor 2021, turneun nëpër fshatrat arbëreshe ekipi ynë , në përbërje Osman Osmani, kryetar i kësaj platforme, Hazir Mehmeti korrespondent nga Vjena dhe Rexhep Rifati, gazetar në Cyrih, në shoqërim edhe me Agron Abazin, mysafir nga Kosova, vizituam tri katundet e rrethit të Katanxaros në Kalabri: 1) Dandalli : Andali 2) Marçëdhuza : Marcedusa dhe Zagarise. Fatkeqësisht në këto tri venbanime arbëreshe hasim në mjaft simbole e mbishkrime në gjuhën shqipe, por jo edhe në të folme.

 Teksti e fotot: Rexhep Rifati   

Ndërsa në mbrëmje arritëm në Frasnitë apo Frasineta, ku në shtëpinë e tij na mirëpriti profasori Michelo Greco, e pastaj bashkë me ta në një restorante tradicional në katundin Çifti apo Qivita, përjetuam një atmosferë shumë të këndshme sa vëllazërore aq edhe kulturore, ku pam se për ndryshim nga tri fshatrat e Katanxaros këtu ruhen shumë mirë edhe gjuha edhe kënga e traditat shqiptare. Ndaj këto vlera kishte ardh për ti shënua edhe një ekip televiziv nga Praga e Çekisë.

Sponsore e biletave të udhëtimit të ekipit është firma e sigurimeve “Fenix” e Cyrihut, me pronare Teuta Kerhani- Rifati, që njëherësh është edhe nënkryetare e shoqatës “prointegra”.

Ditën e parë sipas programit, me të arritur në aeroportin Lamzeia Termo, ekipi do ynë vizitoi tri katundet e rrethit të Katanxaros në Kalabri: 1) Dandalli : Andali 2) Marçëdhuza : Marcedusa dhe Zagarise, për të vazhduar ë nesërmen më 19 Tetor, me rrethin e Rrethi e Potenxës, gjegjësish vendbanimet: 1) Barilli : Barile 2) Zhura : Ginestra 3) Mashqiti : Maschito 4 Shën Kostandini : San Costantino Albanese dhe Shën Pali : San Paolo Albanese, ndërsa me 20 Tetor në plan janë katundet e Rrethit të Kozencës 1) Kantinela : Cantinella 2) Kastërnexhi : Castroregi 3) Farneta : Farneta dhe Pllatëni : Plataci. PO këtë ditë në mbrëmje ekipi do të mbërrijë në rrethin e Tarantos, për të vizituar katundin e vetëm arbëresh : Shën Marcani : San Marzano di San Giuseppe, ku edhe do të përcjell një komedi të përgatitur nga artistët e këtushëm arbëresh.

Më 21.10 2021në program janë katundet 1 Maqi : Macchia Albanese, 2) Mbuzati : San Giorgio Albanese dhe 3) Shën Mitri apo San Demetrio Corone.

Ndërsa nga 22- 24 ekipi do të kalojë në Sicili , ku pos 1) Hora e Arbëreshëvet : Piana degli Albanesi  dhe katundet arbëreshe 2) Kundisa – Contessa Entellina  3) Munxifsi- Mezzojuso 4) Pallaci – Palazzo Adriano dhe Sëndastina- Santa Cristina Gela  dhe San Angelo M.

Më 24 kthimi në LamZia dhe më 25. 10 . 2021 fluturimi nga aeroporti  i këtushëm

 

Rruga nga Lamezia Termo në Palermo

http://come-arrivare.com/percorso-da-lamezia-terme-calabria-italia-a-palermo-sicilia-italia