Në Kalabri, pikëtakime me personalitete të shquara arbëreshe

 

Gjatë vizitës me ekipin e platformës “prointegra.ch” nga Zvicra, sidomos në Kalabri patëm rastin të takojmë personalitete të shquara nga bota e shkencës, artit dhe kulturës. Në Shën Sofia takuam profesorin e shquar dhe drejtuesin e Katedrës së gjuhës shqipe në Universitetin e Kozencës, Prof. Francesco Altimarin, ndërsa në Ungër (Lungra), profesoreshën e Baletit Brunilda Lato e cila prej vitesh punon në dy shkolla në përgatitjen e balerinëve të ri. Po në këtë vendbanim të madh arbëresh, ku edhe ndodhet dioqeza e Kishës e ritit bizantin, takuam edhe këngëtarin e shquar Franccesco Maria Fraga, të quajtur edhe “Princi” , e cili na dhuroi edhe diskun e tij me këngë të lehta arbëreshe.

Teksti dhe fotot : Rexhep Rifati

Gjatë këtyre takimeve mikes dhe artistes së mirënjohur Brunilda Lato, ish-primabalerinë në Ansamblit Shtetëror të Shqipërisë, që me të migruar në Itali themeloi Qendrën e Vallëzimit “Paganini” në Firmozë ( (Acquaformosa) e kam takuar edhe më parë edhe në Shqipëri e Itali me grupe arbëreshe, i dhurova edhe librin tim m bi shtegtimet në trojet shqiptare në shenjë falënderimi për kontributin e saj në afirmimin e kulturës arbëreshe e sidomos dhe ngritjes së talenteve të ri arbëresh deri në nivele kulmore të artit.

Në këtë rrugëtim dje takuam edhe skulptorin e shquar preshevar, Hevzi Nuhiu, që prej afro dyzet vitesh jeton dhe krijon në Shën Mitër ( San Demetrio Corone) skulptura unikale që janë ekspozua dhe kanë bërë nujë edhe në qendrat më reprezentative jo vetëm brenda Italisë por edhe më gjerë.

Për punën dhe veprimtarinë artistike të këtyre personaliteteve e shqiptare, por që jetojnë e krijojnë në ngulimet arbëreshe, por edhe rreth 20 katundeve që vizituam brenda javës,  portali ynë prointegra do shkruaj ditëve dhe javëve që pasojnë.